Këshilli i Qarkut të Kukësit, vendosi t’i heqë titullin qytetar nderi, Veton Surroit, me argumentin se ky i fundit ka patur qëndrime kundër UÇK-së.
Mirëpo pas këtij vendimi të Këshillit të Qarkut të Kukësit erdhi reagimi i menjëhershëm i kryeministrit Rama, i cili e cilësoi këtë vendim një ‘lajthitje kolektive’.
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë!
Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve“, deklaroi Rama.
Nisur nga këto zhvillime, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bën një propozim ironik.
Kara shkruan se ka ardhur dita për të rifilluar ‘format’ në parti si dikur, që të mos keqkuptohen direktivat e liderit.
“Ka ardh dita për të rifilluar “format” në parti si dikur, qe të mos keqkuptohen direktivat e liderit.
Në status të shkruhet edhe parashikimi, se me sa “lajthitje” hiqet tesera e partise. Vetem “pushkatimi politik” do t’a rrise disiplinen në parti.”, shkruan Romeo Kara.