osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Heq dy dhe shtoj tre”! Sylvinhos s’i dalin llogaritë në Kombëtare: Manaj apo Broja në Euro 2024?

“Heq dy dhe shtoj tre”! Sylvinhos s’i dalin llogaritë në Kombëtare: Manaj apo Broja në Euro 2024?

Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvio Mendes Junior Campos duhet të mësojë një formulë të re për afrimet që do bëjë në ekip për Europianin 2024. Kuqezinjtë ndodhen në grupin B dhe rivalët përballë janë as më pak e as më shumë emra si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Si të mos mjaftonte kjo, ‘kokëçarje’ për trajnerin është edhe rregulli i UEFA-s që nuk lejon më shumë se 23 futbollistë të gatshëm në fazën finale të “Gjermani 2024”.

‘Profesori’ i stolit duhet t’i bëjë mirë llogaritë, por për këtë duhet të shpikë një formulë të re, kjo për shkak të formës së mirë të Rey Manaj, që për momentin është sulmuesi më në formë i ekipit me 18 gola të shënuar.
Superliga dhe Kupa e Shqipërisë, FSHF zbardh agjendën e ndeshjeve
LEXO EDHE:
Superliga dhe Kupa e Shqipërisë, FSHF zbardh agjendën e ndeshjeve

KOKËÇARJA – Në grumbullimin e fundit, Sylvinho ftoi 25 emra në ekip dhe për këtë “u kryeqëzua” pasi la jashtë disa futbollistë. Tanimë numri i fatit është 23 dhe braziliani duhet të qëllojë në shenjë.

Si të mos mjaftonte kjo, Sylvinho nuk e kishte pritur një “shpërthim” të Rey Manaj, që për shumë muaj vuajti një dëmtim dhe do ishte mëkat për një ekip si i yni që mos kishte pjesë sulmuesin me rendimentin më të lartë të sezonit.

Mëkat që nuk do i falej Sylvinhos as në rrëfimin do ishte edhe mosgrumbullimi i Armando Brojës. Chelsea e ka lënë në huazim djaloshin 22-vjeçar, por Broja te Fulham nuk po e gjen veten. Paçka këtyre, te Chelsea kërkojnë jo më pak se 40 milionë euro për të lënë të lirë Brojën, që sot është futbollisti më i shtrenjtë i ekipit.

Marash Kumbulla – Edhe pse nuk ka marrë ende minuta me Sassuolon, mbrojtësi lëvizi nga Roma në huazim për të luajtur dhe për t’i treguar trajnerit se është gati për të qenë me ekipin dhe sërish do ishte luks që mbrojtësi i Romës mos ishte pjesë e kuqezinjve.

Porta – Mes Etrit Berishës, Thomas Strakoshës, Alen Sherrit dhe Elhan Kastratit, portieri i Egnatias (Sherri) është ai që ka më shumë minuta. Kokëçarje për trajnerin ka edhe në kuadrat, me Strakoshën që ka vetëm katër ndeshje të luajtura dhe Berisha që për 11 ndeshje nuk merr minuta me Empolin.

Me UEFA-n që i kërkon trajnerëve të heqin dy lojtarë dhe Sylvinhon që ka tre emra të rinj në tryezë, formula duket e pamundur për zgjidhje. ‘Profesori’ duhet të ‘zbresë dy dhe të mbledhë tre’, me Europianin që është më pak se katër muaj larg. /Nga Stavro Dhimitri