Urdhrit të Monika Kryemadhit për të djegur mandatit e deputetet nuk i është bindur edhe një tjetër kandidat nga radhët e LSI.
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni ka dorëzuar sot në KQZ, formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë kërkon të marrë mandatin e deputetit.
Gjoni ka qenë në zgjedhjet e fundit, i 11-të në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës.
Aktualisht nga LSI kanë marrë mandatin 4 kandidatë, të cilët u betuan në Parlament.
Ndërkohë mandatin e deputetin nga radhët e LSI nuk e ka dorëzuar as Lefter Koka.