Që nga fundi i vitit 2017, në mënyrë të organizuar dhe masive, grupe këshilltarësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në bashki të ndryshme të vendit, po i bashkohen në bllok Partisë Socialiste.
Lëvizjet e para përkojnë me afrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike, por kalimi i këshilltarëve nga LSI tek PS është intensifikuar, duke trazuar arenën politike.
Një tjetër rrjedhje ka pësuar kjo forcë politike në Kuçovë. Valbona Hoxha i është bashkuar grupit të PS.
Mësohet se Hoxha e ka dhënë vendimin e saj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ditën e sotme.
Ky është largimi i 5-të brenda pak muajve i këshilltarëve të LSI që i bashkohen PS.