osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Hemorragji në “Vodafone”, kompania humbet klientët e saj: Një herë na vjedh paratë… tani na i ngrin dhe na merr lekë për t’i shkrirë

Hemorragji në “Vodafone”, kompania humbet klientët e saj: Një herë na vjedh paratë… tani na i ngrin dhe na merr lekë për t’i shkrirë

Kompania “Vodafone”, një nga më të njohurat në tregun botëror të komunikimeve elektronike, po bën përpjekje titanike për të larguar klientët e saj. Ajo së fundi po hyn në librin e rekordeve “Guinness”, për keq… por duhet theksuar meritat e këtij rekordi i ka Shqipëria, e askund tjetër. Shumë abonentë të vjetër të kësaj kompanie pohojnë se po largohen prej saj, për shkak të politikave të përdorura së fundi në dëm të tyre.

Rasti në fjalë, është një shqetësim i madh, i cili po vazhdon prej disa muajsh nga ana e abonentëve me parapagesë të kompanisë “Vodafone” Albania. Ata ankohen se kompania në fjalë ka ndryshuar politikat e saj kundrejt abonentëve në mënyrë arbitrare, pa asnjë njoftim, madje skema e përdorur është fyese për çdo klient të saj.

Një sqarim i shkurtër si ka vepruar më parë “Vodafone” Albania për të vjedhur klientët e saj

“Vodafone”, kohë më parë, po në mënyrë arbitrare, ndryshoi politikat e saj duke i kërkuar abonentëve me parapagesë të rimbushnin telefonin, në mënyrë që numri i tyre mos të kalonte në “Statusin Pasiv”. Çdo abonent pranoi të paguante një shumë të vogël për të pasur numrin aktiv, por komopania u vidhte paratë e abonentëve, pa asnjë njoftim, nëse ata nuk i përdornin paratë e hedhura në llogari brenda një muaji. Praktikisht, për të pasur një numër Vodafone me parapagesë në “Status Aktiv”, çdo klient i Vodafone duhet të paguante minimalisht 100 lekë çdo muaj. Pak a shumë kompania ka nisur të veproj si institucion financiar e jo si shoqëri e komunikimit elektronik.

“Vodafone” po detyron klientët e saj të largohen një orë e më parë

Shumë klientë të vjetër të “Vodafone”, po deklarojnë se janë larguar ose kanë ndërmend të largohen shumë shpejt nga kompania, për shkak të politikave arbitrate të përdorura prej saj. Skema e fundit e përdorur nga Vodafone është skandaloze. Klientët e saj janë të detyruar të mbushin numrin e tyre ose të kryejnë një ofertë brenda 24 orëve, që numri i tyre mos të kaloj në “Statusin Pasiv”, duke mos i lejuar asnjë telefonatë, SMS, apo lundrim në internet… me kreditin e mbetur në kartë.

Madje më e tmerrshmja është, se nëse abonenti nuk kryen një rimbushje sipas këtij afati, krediti në kartë bllokohet dhe nëse nuk rimbush telefonin brenda 24 orëve, duhet të paguash një shumë prej 100 lekësh, që krediti që ke në kartë të zhbllokohet.

Praktikisht ti nuk mund të mbash një numër “Vodafone” nëse nuk paguan lekë, edhe nëse je klient i vitit 2001, ku një numër Vodafone kushtonte 10 mijë lekë (ose 100 mijë lekë të vjetra). Vodafone Albania ndryshe nga konkurrentët e saj, e ka kthyer komopaninë në institucion financiar, e cila zotohet për të grabitur klientët e jo për t’i ofruar shërbimin e kërkuar.

Duke parë kushtet e detyrueshme për të qenë pjesë e kësaj kompanie, shumë klient të vjetër të Vodafone janë larguar në kompani të tjera, të cilat nuk i kanë këto detyrime për të qenë pjesë e tyre. Mjafton të kryesh një ofertë mujore dhe askush nuk ta kalon numrin në status pasiv për një kohë të gjatë.

Redaksia jonë ka denoncuar disa herë rastet e abuzimit nga kompania e telefonisë celulare, e cila jo pak herë është gjobitur për mashtrimet e saj me reklamat, devijimet e trafikut nga ndërkombëtar në kombëtar, etj. Të shumta kanë qenë dhe denoncimet e qytetarëve për shitjen e të dhënave të tyre personale nga kompania telefonike në një kompani tjetër, vjedhjen e paketave të internetit, apo vjedhjen e krediteve nga llogaria e abonentëve me parapagesë.

Nesër redaksia do të publikoj rastin e një tjetër abuzimi nga ana e kompanisë “Vodafone” me reklamat, në applikacionin e saj “My Vodafone”, ku gazeta ka siguruar dokumentat për shkelje të rënda të konkurrencës, prej të cilës kompania është “lider” në këtë drejtim, në plotë kuptimin e fjalës, ku shpesh është gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës me gjoba disa qindra milion./Tellalli.al