Mes tensioneve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk kanë munguar përplasjet edhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe të shumicës, Sali Berisha ka shkëmbyer akuza me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.
Nuk është e qart por në fillim dëgjohet Balla ti thotue me zë të ulët “Hë Sali ja çove supen dhëndrit”. Berisha destabilzohet dhe uleret: “Mos i ndërze deputetët, palaço”, iu drejtua Berisha, Ballës, teksa ky i fundit zuri vend në karrigen e tij.
Balla ja perserit prap fjalin me supen e burgut. Nderkohe qe po leshonte sallen i tha:
“More në qafë gjithë ato goca të reja”, iu përgjigj Balla, para se të largohej nga salla.
Përplasje të ashpër pati edhe mes deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe atij demokrat Edmond Spaho, të cilët edhe shtynë njëri-tjetrin teksa debatonin për bllokimin e foltores me karrige, duke mos lejuar deputetët të ulen.
“Kjo që shihni është grevë. Duhet të respektoni grevën”, iu tha Berisha deputetëve socialistë, duke i ftuar të largoheshin nga salla.
Por askush nuk u largua dhe seanca filloi mes tensioneve.