Trajneri i Interit po i beson shumë pak Kristjan Asllanit. Pavarësisht se në momentet kur aktivizohet në fushën e blertë, lojtari shqiptar shkëlqen, kjo nuk mjafton për Inzagin.
Gazetari i njohur italian, Biasin, ka treguar se çfarë nuk po shkon në këtë drejtim dhe arsyen e minutave të pakëta për Asllanin.
“Ta harrojmë se Inzagi ka probleme me Asllanin. Më pëlqen shumë Asllani dhe këtë vit e imagjinoja më shpesh në fushë. Ideja e Inzagit është që Asllanit të jetë regjisor dhe të luajë në këtë rol tani është pak e veshtirë.
Para tij ke një farë Marcelo Brozovic apo Hakan Calhanoglu, të cilët kur bëhen titullar, luajnë një ndeshje më mirë se tjetra. Kur vjen i treti në radhë pas tyre, është pak e ndërlikuar. Asllani nuk duhet të gjykohet për këtë sezon pasi kemi parë pak prej tij”, tha Biasin.