Gjykata e lartë në Afrikën e Jugut ka legalizuar përdorimin e kanabisit për të rriturit në vende private, vendim ky i pritur me entuziazëm dhe festa në rrugë.
Aktivistët pro-marihuanës thërrisnin dhe festonin me sloganin “Marihuanë, je e lirë tani”.
Vendimi i jep lirinë përsonave të rritur të kultivojnë kanabisin për konsum vetjak në ambientet private.
Megjithatë, në këtë vend vazhdon të jetë i paligjshëm përdorimi, furnizimi dhe shitja e bimëve të kanabisit në vende publike.