Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se nuk do të hiqet taksa, është lajm i keq jo vetëm për Serbinë, por edhe për gjithë rajonin.
Ai duke komentuar deklaratën e Haradinajt se “taksa mbetet në fuqi derisa të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse”, ka thënë:
“Si të bisedojmë për diçka përderisa ai që dëshiron marrëveshje vë masa anticiviliziuese.
Për fat të keq, ky është lajm i keq, sinjal i keq jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin ”.
Ai ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë ta furnizojë popullin e vet në Kosovë pa marrë parasysh vështirësitë.