Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duket se nuk heq dorë nga vendimi i qeverisë së tij për taksën 100% ndaj mallrave dhe produkteve me origjinë nga Serbia.
Sot, në 19 vjetorin e themelimit të Partisë së tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haradinaj i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të hiqet taksa, dhe vet ata si shtet të avancojnë në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Ju bëj thirrje popullit serb, Serbisë, udhëheqjes, ta kuptojnë që duke e njohur pavarësinë e Kosovës e lirojnë veten.
Ata shkojnë më shpejt drejt familjes së popujve të lirë të BE-së, dhe kalojnë më shpejtë te një prosperitet, te zhvillimit ekonomik, te një tregti e lirë, pa tarifa dhe pa pengesa të cilën edhe ne e presim.
Por para se mae na njohur duhet të bëhemi gati me heq edhe pak, se po shihet që nuk ka vullnet politik në anën tjetër, ndërsa unë mendoj që në Prishtinë ka”, shprehet kryeministri Haradinaj.