Analist Kreshnik Spahiu ka reaguar në rrjetet sociale për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE.
Spahiu shkruan se është poshtërsi dhe provincializëm të errësosh këtë lajm të madh sepse je kundër qeverisë.
Postimi i plotë:
– Është normale të jesh euro-skeptik
– Është individuale të jesh edhe kundër BE
– por…..Është vogëlsi, poshtërsi dhe provincializëm, të errësosh këtë lajm të madh sepse je kundër qeverisë.
Shqipëria Në Europë more ditëzinj do jetë në shekuj, edhe kur Ramës dhe Berishës ti ketë mbirë bari.
Fëmijët dhe niprit tuaj do jenë qytetarë europian EU
Është nder i madh, kur merr diçka që nuk meriton.
Populli thotë:
“Duhet jeni të lumtur që ende s’e dini, sa kot që jeni”