Rruga Tiranë-Elbasan është hapur plotësisht për trafikun. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili njofton se rruga është hapur në të dyja korsitë e saj, pa asnjë kufizim.
Ishte parashikuar që ky aks strategjik do të ishte plotësisht funksional në dy drejtimet e tij më 17 maj, por siç njofton ARRSH, për shkak të shtirave të shumtë që kanë rënë ditëve e fundit ka qenë e pamundur shtrimi i tapetit aslaftik. Kjo ka shtyrë në kohë hapjen e autostradrës Tiranë-Durrës, gjë e cila u bë e mundur vetëm më 4 qershor.
“Pas punës intensive të këtyre muajve, ARRSH ju njofton se rruga Tiranë – Elbasan sapo u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja koristë e saj, pa asnjë kufizim dhe konform te gjitha normave dhe standardeve të sigurisë.
Vonesa e shkaktuar ka ardhur për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik për shkak të reshjeve që kanë shoqëruara këto muaj. Tashmë rruga është hapur plotësisht dukë shënuar një tjetër premtim te mbajtur për qytetarët”, njofton ARRSH.