osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hapet për herë të parë për Berishën dosja me akuzat e llahtarshme që ka që në vitin 2000: Ja pse “ishi” do pësojë fatin tragjik të kasapit të Ballkanit!

Hapet për herë të parë për Berishën dosja me akuzat e llahtarshme që ka që në vitin 2000: Ja pse “ishi” do pësojë fatin tragjik të kasapit të Ballkanit!

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas tij, ish-kryeministri do të pësojë fatin tragjik të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Sipas tij, për herë të parë po hapet për Berishën dosja me akuzat e llahtarshme që ka që në vitin 2000 që mbahet e fshehtë. Sali Berisha e nxori së fundmi në shesh të vërtetën se ishte akuzuar për ‘Krime kundër Njerëzimit’. E tha dje në konferencën me publikun. Madje dëshmoi edhe rrethanat.

‘Më akuzuan gjashtë muaj para se të akuzonin Sllobodan Millosheviçin për të njëjtën akuzë!’, tha Berisha. Kjo është e vërteta që ka fjetur që nga viti 2000. E vërteta e Berishës ‘për krime kundër njerëzimit’ u zgjua tani bashkë me dosjen penale për krime të tjera.

Sali Berisha është një bashkëpunëtor i ngushtë i kasapit të Ballkanit, së bashku thyen marrëveshjet ndërkombëtare dhe furnizuan një ushtri gjakatare që hodhi në luftë gadishullin dhe zhyti në mizori popullin e Kosovës. Në vitin 2002, presidenti i Serbisë Millosheviç u soll para Gjykatës në Hagë.

Ndërsa Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiç, të akuzuar edhe këta për ‘krime kundër njerëzimit’, u dorëzuan disa vite më vonë. Berisha dje tha një të vërtetë të dytë, ai është akuzuar për ‘krime kundër njerëzimit’, krahas këtyre të treve. Në vitin 2005, makinacione po kaq të egra, e sollën Berishën në pushtet në Tiranë (me 30 vetë), dhe vetëm tani ai po dëshmon historinë e tij. Tani kur ndodhet në dyer të burgut”, deklaroi Frrok Çupi.

Vrasjet dhe grabitjet e pasurisë nga Berisha

Frrok Çupi ka përmendur dhe vrasjen e Azem Hajdarit, si edhe vrasjet e njerëzve, përkatësisht fisi Haklaj, por edhe grabitja e pasurive të shqiptarqve që sipas Çupit mbajnë emrin e Sali Berishës. “Pasi humbi gjithçka, madje zhyti mbarë vendin në vitin 1997-98, Berisha nisi të ligjërojë parullën se ‘me 200 militantë të armatosur nga Mamurasi marr pushtetin!’.

Në sallën e Parlamentit ka deklaruar se ‘Jam Sali Berisha unë, o budallenj’, duke iu drejtuar qytetarëve të Shqipërisë se ‘u bëj atë që nuk ua pret mendja’. Në zyrë mbante 4 armë snajper dhe me gisht në këmbës- deklaron ai. Në studiot televizive, edhe pas heqjes së imunitetit parlamentar, të afërmit e tij po deklarojnë se ‘Berisha nuk dorëzohet, vetëm kur ta vrasin!’.

E gjitha është atmosfera e ’30 vetëve’ për marrjen e pushtetit. Me psikozën e frikës, me armë, me vdekje, me një grusht njerëz kundër popullit…, kështu ka udhëtuar prej 30 vjetësh nëpër jetën e vendit Sali Berisha. Kur hipi në tribunë ai vinte nga avujt e kësaj ëndrre, që dikur e kishte pasur realitet nëpër duar. Njëkohësisht ai jeton në realitetin e një kontinenti tjetër ku kryhen grushte shteti brenda natës.

I fundit: Në 26 Nëntor, në Sierra Leone ndodhi që ‘30 vetë’ sulmuan dhe morën kryeqytetin Freetoën…Berisha tha se e ka marrë pushtetin ‘me 30 vetë, 30 demokratë’. Aty i ndezi nja 70 a 80 demokratë që e kishin rrethuar ‘gjasme në protestë për demokraci’. Por e vërteta është e vërtetë: Sali Berisha është mbështetur te një duzinë militantësh, që mund të ishin edhe 30 vetë.

Këta ishin besnikë për jetë a vdekje, këta vrisnin njerëz, grabisnin pasuri, rrëmbenin tanke në Gardën e Republikës dhe ia sillnin Saliut para këmbëve në PD, nxirrnin në pritë Azemin, vrisnin Haklajt dhe u dhunonin varret, vrisnin protestuesit në oborrin e selisë së qeverisë… Disa prej tyre u rreshtuan gjashtë e gjashtë në të dy anët e Mercedesit për ta mbyllur Berishën në shtëpi”, u nënvizoi analisti i njohur, Frrok Çupi.