Mbrëmjen e djeshme për herë të parë në Festivalin e Këngës u bë një lidhje me “Big Brother”, për të realizuar një surprizë për Beatrixën dhe Albanin.
Mirëpo pas kësaj surprize emocionuese për Beatrixin, ka reaguar edhe gazetari Enton Abilekaj. Ai e ka konsideruar të pavend këtë që ndodhi dje duke u shprehur i revoltuar në një postim në Facebook.
“Kulmi historik i Festivalit te Kenges, ishte ky i sotmi, kur u nderthur me Big Brother. Festivali, qe supozohet te jete ngjarja me e madhe artistike, muzikore, kulturore dhe edukative, nderpritet dhe i hap vendin reality shoë-t qe eshte e kunderta artistikes, muzikores, kulturores dhe edukatives.
Ai qe supozohet te jete prodhimi sublim i Televizionit, perulet me respekt perpara trash-it. Eshte si te nderpresesh garen finalen e boterorit ne futboll per te futur ne fushe nje lojtar te famshem pokeri ose black jack-u qe sapo ka fituar nje dore te mire.
Hallall parate publike!”, shkruan Abilekaj.