Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot mes këshilltarit të opozitës, Tedi Blushit dhe këshilltarit socialist, Halit Valterit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Përplasja mes tyre erdhi pasi Blushi hodhi disa letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Më pas Valteri ka ndërhyrë dhe ka shtyrë Blushin, ku ky i fundit e ka goditur me grusht.
Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri i cili ka depozituar një kallëzim në polici ndaj Blushit, ku thotë se është goditur me grusht dhe objekte. Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.