Ish-deputeti Halit Valteri thotë me bindje se Ilir Meta nuk do ta përfundojë mandatin.
Meta ka shkelur Kushtetutën, ndërsa për deklaratat e tij ‘amerikanët do më vrasin te Mali me Gropa’, deputeti u shpreh se Presidenti i bëni pasi kalon normën e alkoolit.
“Meta ka shkelur Kushtetutën duke anuluar një palë zgjedhje dhe e dyta ka dalë nga roli i tij si President, që është mbi palët, duk u bërë pjesë aktive kundër maxhorancës në pushtet dhe duke u bërë palë me partinë e tij familjare dhe opozitën.
Pasi kalon atë normën e alkoolit nga dreka del e thotë do më vrasin amerikanët te Mali me Gropa. Nuk ka diskutim që Meta ka shkelur Kushtetutën. Meta nuk është më presidenti i të gjithë shqiptarëve dhe nuk përfaqëson më institucionin për të cilin është votuar.
Për mua do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese. Në 30 vite po shkojmë drejt vdekjes politikisht dhe kemi po Sali Berishën e Ilir Metën që nuk di se çfarë i ka ngelur më pa i shtrydhur këtij vendi.
Meta nuk do ta përfundojë mandatin, do dali prapë te partia e tij në fushatë e do mundohet të marrë një votë më shumë se Luli në çdo bashki. Do jetë i pari President në historinë e Shqipërisë që do shkarkohet”, u shpreh ai për Report Tv.