Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë, gjithsej 300,000”, shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Jonathan Conricus.
Gazeta izraelite Haaretz raporton se bastisjet izraelite në Gaza goditën shtëpinë e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në Khan Younis, duke vrarë babanë, vëllain, fëmijët dhe të afërm të tjerë.
“Prioriteti kryesor është eliminimi i komandantëve të Hamasit” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.
Prej të hënës, 9 tetor, kur është njoftuar rrethimi i plotë të Rripit të Gazës, duke nënkuptuar se nuk do të lejohet futja e ushqimit dhe karburanteve. Termocentrali i vetëm i Gazës do të mbetet pa karburant sot, tha Autoriteti Palestinez i Energjisë
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po diskutojnë për krijimin e një korridori të sigurt shpëtimi për civilët e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin. Këtë e tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, cituar nga Guardian.
Gjithashtu nëntë anëtarë të stafit të agjencisë së refugjatëve palestinezë të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) u vranë në sulmet izraelite në Gaza.