osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Haklajt dhe Jaho Salihi kërkojnë të përballen me Berishën, duan të pyeten në rigjykimin e “Hajdarit”

Haklajt dhe Jaho Salihi kërkojnë të përballen me Berishën, duan të pyeten në rigjykimin e “Hajdarit”

Goditjet i kanë ardhur një pas një Sali Berishës. Në fillim djali Shkelzen humb gjyqin për “Gërdecin” në Florida, pastaj Apeli rihap çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Përballjen me Berishën përpos Izet Haxhisë, që do zbardhë të gjitha vrasjet dhe urdhërat e ish shefit të tij, kërkojnë të dëshmojnë dhe Hamdi e Zylfie Haklaj. Do pyeten përmes video-konferencës ose përmes përfaqësimit me avokat, apo me nipin e tyre. I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azemit, Jaho Salihi kërkon të dëshmojë të vërtetën, përballë Berishës

Haklajt

Situata për ish kryeministrin Sali Berisha nuk është aspak e favorshme, pasi kanë “fryrë” erëra jo të mbara nga Perëndimi për të, kryesisht nga SHBA.

E para ishte humbja gjyqit në një gjykatë në Florida nga ana e të birit Shkelzen Berisha, i cili donte të hiqte “njollën” e implikimit në tragjedinë e Gërdecit, duke hedhur në gjyq autorët e librit “Qentë e Luftës”, të cilëve u kërkonte 60 milionë dollarë si dëmshpërblim për prishje imazhi.

Një proces i tillë në dizfavor të Berishëve mund të sjellë dhe rihapjen e dosjes së “Gërdecit” nga ana e SPAK, duke sjellë njëherësh dhe bërjen drejtësi për 26 viktimat e shpërthimit shtetëror.

Jaho Salihi
Jaho Salihi
E dyta dhe më tronditëse për Berishën ishte vendimi i gjykatës së Apelit në Shqipëri për rihapjen e hetimit e rigjykimin e vrasjes së liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, me kërkesë të ish badigardit të tij, Izet Haxhia.

Kjo mund të sjellë përpos zbardhjes së vrasjes së Azem Hajdarit, dhe daljen në skenë të vrasjeve dhe urdhërave të tjerë për vrasje nga ana e Berishës, pasi Haxhia ka premtuar të “zbërthehet” plotësisht. Njëherësh Haxhia ka kërkuar dhe përballjen në gjyq me Berishën.

Po situata bëhet akoma më e komplikuar për vetë faktin se Haklajt, duke filluar me vëllai i mbetur i Muharrem Haklajt, pas vrasjes së djemve Fatmir e deri tek Ylli Haklaj, por dhe e bija Zylfie Haklaj, janë shprehur më se njëherë për të qënë përballë Berishës në gjyq.

Haklajt i qëndrojnë fort bindjes se do jenë me patjetër me dëshminë e tyre në rigjykimin e vrasjes së Hajdarit dhe për këtë kanë kërkuar nga organet ligjzbatuese shqiptare që të pyeten me patjetër.

Një gjë të tillë kërkojnë ta realizojnë me video-konferencë ose përmes avokatëve të tyre, përderisa Hamdiu e Zylfia janë në azil politik në Suedi dhe nuk mund të lëvizin drejt Shqipërisë.

Nuk përjashtohet mundësia që nipi i vetëm i tyre Sokol Haklaj t’i përfaqësojë në gjyq, por ende për këtë fakt nuk ka asnjë konfirmim nga Haklajt, dhe mbetet një zgjedhje në emergjencë.

Por dhe Jaho Salihi Mulosmani, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit kërkon që të përballet me Berishën në gjyq, pas rihapjes së gjykimit nga ana e Izet Haxhisë.

Jaho Salihi në të gjitha deklarimet publike, por dhe tani që u rihap procesi, është shprehur i vendosur për të dëshmuar të vërtetën e kësaj vrasjeje dhe se është gati të përballet me Berishën.

“Laku” për Berishën po ngushtohet shumë, dhe degjenerimi i tij para publikut dhe dalja para drejtësisë tashmë është më afër se kurrë./Pamfleti