osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Haklaj: Vizita e Berishës në Tropojë mesazh për ambasadoren Kim, ish-kryeministri është intrigant dhe po sillet si “Mato Gruda”

Haklaj: Vizita e Berishës në Tropojë mesazh për ambasadoren Kim, ish-kryeministri është intrigant dhe po sillet si “Mato Gruda”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka komentuar vizitën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Tropojës, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të këtij të fundit.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, ish-deputeti Haklaj u shpreh se vizita e Berishës vjen pas deklaratës që bëri për sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken, si dhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila para disa ditësh ishte në vendlindjen e Berishës.

Sipas tij, vizita në Tropojë e Berishës nuk është surprizë. “Berisha bëri 12 foltore në 12 qarqe, pastaj erdhi duke i shtuar. Vizita në Tropojë sigurisht që është surprizë sepse kjo vjen pas përplasjes me ambasadoren amerikane dhe me Blinken, me një deklaratë se nëse unë kthehem kryetar, bëhem Kryeministër, nuk do lejoj ambasadoren amerikane të jetë në zyrën time dhe sa të jetë Blinken nuk do të shkojë në Amerikë.

Kim shkoi në Tropojë në malësinë e Gjakovës ku u prit ngrohtë, si për të dërguar një mesazh Berishës se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”, deklaroi ai. Ndërkohë nisur nga gjesti që bëri Kim, ku preu kokën e gjelit në Tropojë, Haklaj deklaroi se Berisha është kurbani politik i epokës së re. “Ambasadorja në Tropojë i bëri një gjest shumë simbolik, i preu kokën një gjeli, ku gjeli është kurbani.

Berisha e kupton shumë mirë se është kurbani politik i epokës së re. Epoka autokratike ka marrë fund dhe po fillon epoka demokratike. PD më shumë se tre dekada ka qenë një lëvizje, ndërsa tani po kthehet në parti politike”, u shpreh ai. Më tej zoti Haklaj akuzoi Berishës se është politikan intrigant.

“Berisha tani ka filluat një fushatë, intriga, shantazhe, intimidime, miklim sedre, falje, herë sjellje si ‘Mato Gruda’ herë del e kërkon falje, pastaj thotë do rithemelojë PD. Tani si ec ai? Ne nuk kemi një shifër të saktë të delegatëve, thanë se janë 4200 firma në kasafortë, ndonëse dolën disa të falsifikuara. Nëse dy ose tre formularë janë të falsifikuara krejt procesi bëhet nul. Kush e di se si janë mbledhur firmat. Ai mund të ketë 4200 firma por jo delegatësh”, nënvizoi Haklaj.