Sa herë, që Berisha dëgjonte se në Tiranë kishte ardhur nipi i Haklajve, tmerrohej e fshihej/ Familja e 4 të vrarëve, nuk ka bërë vetëgjyqësi kanunore dhe nuk ka besuar te drejtësia e vjetër e plepistit Gjin Gjoni, që komandohej nga dyshja e kriminelëve sheikë të Lalzit, por ka pritur drejtësinë e re që formatoi, instaloi dhe ka nisur të zbatojë SHBA në Shqipëri
Përveç vendimit “non grata” dhënë nga SHBA, Sali Berisha do përballet dhe me akuzën e familjes “Haklaj”, depozituar në SPAK nga Aishe Haklaj, motra e 4 vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir e Ylli Haklaj, vrarë me urdhër e financim të tij.
Pas 12 vitesh, motra e tyre ka ardhur enkas nga Suedia ku jeton me statusin “Azilante Politike”, për të çuar Sali Berishën para drejtësisë së re, me prova konkrete e të shumta, si nxitës, udhërues e financues i vrasjes së 4 vëllezëzve të saj në Tropojë.
E bindur, se drejtësia nuk është më në dorën e tij, kallëzuesja Aishe Haklaj, ka besimin se edhe në këtë moshë 78-vjeçare, plaku i zi Sali Berisha do çohet para togave të zeza, për krimet e rënda që ka bërë ndaj familjes së saj e shumë të tjerëve.
Tashmë, hakdhënia ligjore e Haklajve ndaj Sali Berishës, është në tavolinën e SPAK; dhe sipas procedurave e afateve kohore të Kodit Penal, i kallëzuari për 4 vrasje të paramenduara, duhet të merret në hetim e pyetje, para betimit si deputet në parlament. Jo se veshja me imunitet, pengon SPAK-un e BKH-në për ta marrë të pandehur, por sepse sipas motrës së Haklajve, përbindëshi Sali Berisha nuk duhet të përballet me drejtësinë si deputet, por si vrasës dhe i barabartë para ligjit, si gjithë të tjerët.
Para dorëzimit të akt-akuzës në SPAK, Aishe Haklaj deklaroi se nuk ka patur asnjë plan, për hakmarrje me vetëgjyqësi ndaj Berishës apo fëmijëve të tij; pavarësisht se Berisha ka jetuar me frikën e hakmarrjes, duke u ruajtur hermetikisht me polici e grupe kriminelësh.
Aq i tmerruar ka qenë Sali Berisha nga hakmarrja e kësaj familjeje, sa para 3 vitesh, kur “Pamfleti” publikoi lajmin, se në Shqipëri kishte ardhur nipi komando Sokol Haklaj; “trimi” Sali Berisha kërkoi mbrojtje nga shteti si ish-kryeministër; dhe u fsheh privatisht si person “në gjak”.
Por nuk ka patur asnjë plan për hakmarrje zakonore, mbasi Haklajt kanë kërkuar e kanë pritur 20 vite, vetëm për drejtësi nëpërmjet gjykimit prej shtetit, i cili deri sot nuk ka guxuar as ta hetojë.
Bëhet e ditur, se në tekstin e akuzës, janë skeduar dhe emra drejtuesish qeverie, policie, SHIK-u e kriminelësh që ka përdorur Sali Berisha, për ndjekjen, nxjerrjen në kurthe dhe ekzekutimin e 4 vëllezërve Haklaj; të cilët i ka shërbyer me poste të larta në polici, me pasuri e miliona lekë, gjatë dy pushteteve e tij deri më 2013-ën.
Redaksia “Pamfleti”, ka informacione, se pas motrës së Haklajve, në SPAK do depozitohen edhe kallëzime nga familje të tjera; të cilat kanë prova, që Sali Berisha është koka e skenarëve të zhdukjes e vrasjes së fëmijëve, bashkëshortëve dhe të afërmëve të tyre, gjatë kohës kur ishte president e kryeministër./Pamfleti