Policia e Shtetit në solidaritet me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë, paraditen e sotme organizoi një ceremoni para Ambasadës Italiane në Tiranë. Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.
Ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillo falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur një nga dy vëllezërit e arrestuar për vjedhje, kërkoi leje për të shkuar në tualet, por i mori armën policit duke lënë të vdekur në vend dy efektivët, Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego.