osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hajdutët e popullit për popullin Kryemadhi-Meta-Berisha të alarmuar nga SPAK: Kërkojnë të pengojnë reformën në drejtësi dhe negociatat me BE me lojën e mandateve

Hajdutët e popullit për popullin Kryemadhi-Meta-Berisha të alarmuar nga SPAK:  Kërkojnë të pengojnë reformën në drejtësi dhe negociatat me BE me lojën e mandateve

Partitë opozitare kanë vendosur dje djegien e mandateve. Lulzim Basha ka marrë dakordësinë e aleatëve, për të çuar vendin drejt një krize të thellë politike. Pasi dështuan në protestën e të shtunës, demokratët kanë vendosur që të marrin një prej vendimeve më të ashpra në historinë e demokracisë në vend. Por pas këtij vendimi të opozitës ngrihen disa pyetje: Pse u mor tani ky vendim? Çfarë e shqetëson opozitën që do me kaq ngulm zgjedhje të parakohshme? A është ky një kërcënim, apo vërtet do dorëzohen mandatet?

Sinjalet janë se ajo që i tremb më shumë anëtarët e opozitës është padyshim reforma në drejtësi. Edhe pse çdokush mund të mendojë se deputetët tani fshihen pas imunitetit dhe heqja e mandatit i bën ata më të lehtë përballë hetimeve, gazeta ka mësuar se PD dhe LSI kanë tjetër plan. Arsyeja që po nxitojnë kaq shumë është se shpresat e tyre janë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe PS të dalë në opozitë. Po ashtu synohet që PD e LSI ta marrin bashkë shumë vota, pse jo dhe 84. Nëse ndodh kjo, do të ndryshohen ligjet e reformës në drejtësi. PD e ka synuar prej kohësh diçka të tillë.

Ka kërkuar ndryshimin e anëtarëve të KLP, KLGJ edhe të komisioneve të vetingut. Pra qëllimi i vërtet është që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe duke marr pushtetin PD-LSI frenojnë reformën në drejtësi. Shpresat e tyre janë që në këtë mënyrë të shpëtojnë nga SPAK e BKH. Një tjetër pengesë është se PD-LSI bllokojnë ndryshimin e ligjeve që ka rrëzuar Kushtetuesja. Nëse ato ligje nuk ndryshojnë, KLGJ e KLP nuk marrin dot vendime, funksionimi i SPAK vihet në dilemë, ndërsa po ashtu nuk ngrihet dot Inspektorati i Drejtësisë. Pra duket qartë se meraku i Berishës, Metës, Kryemadhit është te reforma në drejtësi dhe askund tjetër.

Përplasja me ndërkombëtarët

Nëse opozita vërtet shkon të djegia e mandateve, padyshim do kemi një luftë me ndërkombëtarët. Në 2017 Basha zgjedhjet tentoi të bojkotojë dhe mori urdhër të prerë nga Hot Brian Yee, i cili i dha 24 orë ultimatum të negocionte me Ramën, ndryshe SHBA do i vendoste vizën e kuqe. Dje ka reaguar dhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, i cili ka deklaruar se kjo është e papranueshme. Një tjetër detaj që fshihet pas lëvizjes së PD është se bllokohen negociatat me BE. Në qershor priten që të hapen negociata me BE, por Fleckenstein e ka bërë dje të qartë se me këtë krizë, është e vështirë të binden shtetet skeptike.

Dilemat e opozitës

Edhe pse u deklarua publikisht, demokratët ende janë të lëkundur për këtë vendim ekstrem. PD në Parlament ka 44 deputetë dhe sipas ligjit në momentin që ata dorëzojnë mandatin, ai u kalon deputetëve pasardhës. Nga një verifikim që bëri gazeta, rezulton se janë 150 kandidatë në radhë që mund të marrin mandatet që do lihen nga deputetët. Edhe dje në mbledhje është ngritur shqetësimi se sa garanci ka që disa nga kandidatët do pranojnë ta refuzojnë futjen në Parlament. Nëse marrim Tiranën,

PD ka 11 deputetë, ndërsa si kandidatë ka dorëzuar plot 50 emra dhe mes tyre ka figura që kanë filluar të dalin kundër PD. Po ashtu dhe në qytete të tjera. Në Berat në listë është Lefter Maliqi, i cili është bashkuar me PS. Pra, nëse PD do kishte qëllim të parin dorëzimin e mandatit, atëherë të gjithë deputetët mjaftojnë të dorëzojnë një deklaratë në KQZ dhe mbyllet historia. Fakti që ngrihet një grup pune, tregon frikën e PD se mund të krijohet një tjetër opozitë me deputetë po demokratë, por që nuk janë nën urdhrat e Bashës.

Kliti Topalli