osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hajdutët bëjnë namin në Tiranë me makinat luksoze, 12 të vjedhura vetëm në një muaj. Ja ku i shesin…

Hajdutët bëjnë namin në Tiranë me makinat luksoze, 12 të vjedhura vetëm në një muaj. Ja ku i shesin…

Automjetet luksoze në Tiranë, vijojnë të jenë objektiv i grabitësve. Në muajin korrik, sipas shifrave te policisë, në kryeqytet u vodhën 12 makina të shtrenjta. Por hajdutët edhe për makinat po synojnë gjithmonë e më shumë automjetet e luksit. Vlera e tyre ka qenë më lartë se makinat e vjedhura në korrik një vit më parë.

Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat: “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri” dhe “ish-Blloku”. Makinat janë grabitur kryesisht në parkingje, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”.

Nga muaji janar deri në qershor, policia pohon se janë vjedhur gjithsej 50 automjete. Problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve. Vetëm në çerekun e rasteve të raportuara për vjedhjet e makinave, uniformat blu kanë prangosur grabitësit.

Nga statistikat e policisë, numri më i lartë i vjedhjeve regjistrohet në muajt korrik dhe gusht, ku një makinë grabitet çdo dy ditë. Këto 2 muaj përkojnë me kthimin e emigrantëve në vendlindje, ku vijnë bashkë me makinat e tyre.

Parkimi në zona të pasigurta, ku mungon ndriçimi dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë është një faktor tjetër që ndihmon hajdutët e mjeteve.

Një pjesë e madhe e automjeteve të vjedhura çmontohen dhe shiten për pjesë të përdorura në tregun e zi, brenda vendit.

Ndërkohë që, disa nga makinat luksoze, pasi iu ndryshohet numri i shasisë arrijnë të tregtohen në vendet fqinjë si, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni.