Ekipi spanjoll i Levantes me sa duket është në humor pas fitores daj Malagas dhe këtë gjë e dëshmojnë dy futbollistët shqiptarë që janë pjesë e këtij ekipi.
Armando Sadiku dhe Enis Bardhi kanë filmuar një video gazmore dhe e kanë publikuar në InstaStory, teksa Bardhi dëgjohet duke thënë:
Hajde mor pimë kafe. Jam nona, merru me mu t’i.”
Kjo batutë e një taksisti në Tiranë po bën xhiron e rrjeteve sociale prej ditësh dhe është batuta më virale për momentit, e tundimit si duket nuk i kanë rezistuar as Sadiku me Bardhin.
Të dy futbollistët janë bashkuar në janar me ekipin spanjoll dhe tashmë janë bërë edhe shokë të ngushtë.