osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hajde dalim nga Ulqini!

Hajde dalim nga Ulqini!

Reportazh nga Cesk Gjoni

Udhët e Ulqinit nuk kanë mbipopullimin e kalimtarëve siç mund t’a kete Shkodra, por një faresoj shpeshtimi të kalimtarevet në rrugë, ja “dhurojnë’ punëkërkuesit shqiptare qe dita më ditë po e rritin numrin e tyre. Ato janë nga shumë vise të Shqipërisë e me se shumti nga zonat verilindore të saj, por harta mund të shtrihet gjer në Elbasan, Berat e Fier. Madje dhe përtej kufirit shtetëror gjer Kosovë…

Është edhe një fakt tjetër i se për të kërkuar punë kanë ardhur edhe nga Serbia dhe Vojvodina por janë të paktë, shumë të paktë.Për të kaluar kufirin e Malit të Zi, pra Crna Gorës siç i thojnë vendasit. Punëkërkuesit shqiptarët nuk e kanë udhen “aq të shtruar si në një fushë me lule, por ajo kalon nëpër peripeci jo fort të këndëshme.

Ndodh që trau i doganave të Muriqanit apo Hanit të Hotit jo fort rrallë “randon” edhe mbi to. Fillimisht me se paku duhet të kesh 50 € në xhep kur ndonjërit nuk mund t’i ndodhen as edhe një cent me tepër përpos ato të udhëtimit, e ndonjë syresh edhe keti udhëtimit, këtu bëhet një marrëveshje me shoferet e transportit të udhetarevet ku me eurot e tyre.

Rrugët e Ulqinit janë të qeta me kalimtare të pakët vendas. Nga mëngjesi ose darka mbipopullohen nga dyndja e dhjetra dhe qindra shqiptarëvet këtej nga vendi ynë, që shkojnë dhe vijnë nga puna..
Janë me se shumti nga zonat verilindore por harta e vend-ardhjes së tyre shtrihet nga Elbasani,Fieri dhe Berati. Madje dhe përtej kufirit gjer në Kosovë..!Por nuk mungojnë as serbët,boshnjaket dhe vojvodinasit.
*****
“Hajde dalim në Ulqin se.. gjejme punë” eshtë një llaf shprese në gojë dhe një shpresë shumë e vakte dhe e paktë për ato që e marrin këtë udhë. Udhën e kërkimit të punës shumë më pranë vendlindjes së tyre se sa më përtej…
Kjo udhe nuk eshtë një rruge fitimi për të gjithë siç mendohet apo shpresohet… Rastet jane të pakta si ato.ditet me diell në një dimër të acartë. “Ka peripeci e pengesa që ngandonjëherë nuk mund të kapërcehen .
Fillimisht aty te kufiri trau i doganës në Muriqan ose në Han të Hotit është aq i rëndë dhe nuk ngrihet fare për mjaft punëkërkues në Mal të Zi ose nga Cerna Gora siç i thonë vendasit.
Se pari duhet ta kesh pak si xhepin e fryre si gjendje financjare 50€ oer çdo person.Kanë por edhe nuk kanë aq sa ju kerkohet nga punonjësi i shërbimit doganier. Ka prej atyre që nuk ju ndodhet as edhe një cent përpos lekevet të udhëtimit,madje ndonjeri edhe keto mund ti ketë hua..
Në shumicen e rastevet shpëtimtare janë shoferët dhe me eurot tregojne drejtimin vetëm si vizitorë, ose mysafirë tek të afërmit e tyre..Ndryshe nuk mund të thuhet, se i kthejne andej nga kanë ardhur. Ka edhe raste që taksistëvet nuk ju ndodhen euro për të gjithë, vetëm sa për të kaluar kufirin . Bile ka ndonjë shofer që nuk ka dëshirë t’ja tjetërsojë qëllimin e kalimtarit …
Atëherë rrugëtimi per punë mbaron këtu..
Dhe kthehen….
Ka dhe prej atyre qe duan ta vazhdojne udhen por ne nje drejtim tjetër.
Me një “aventurë” te re ku për to mbetet shpati i malit si rrugekalimi i tyre..Dhe bëjnë sikur kthehen dhe presin erresiren e natës për të kaluar. E ndodh kjo, por në të shumtën e rastevet bien pre e kontrollit kufitar.Atehere Malin e Zi mund t’a gjesh vetëm në hartë për të gjithë ato qe ja nisin kësaj aventure..
Keshtu shpresat për punë në Ulqin që këtu mbesin të tilla.
*****
Punetor krahu, atje eshte e rëndë..Nuk të vjen era njeri!
Sipas bisedës me Gjon Çekun një banori nga zona e Nenshkodrës mëson se ai ka punuar në transportin e druvet me krah. “Taman si një kafshë ngarkese cilëson ai, e më pas vazhdon:” Ne një pyll të fshatit Pistull afër Ulqinit.Ishin trupa sa gjysma e trupit tim.dhe të randë si shkambi.Rruga në pyll ishte një e përpjetë e madhe sa zor të ecje.me kambë. E më pas duhej t’i jepje hopa dhe ti kalojë matanë një avullije brenda kufirit të arës të pronarit ku punoja..Shpirti sa nuk më doli e zemra sa nuk më plasi nga lodhja kaq pune e rande ishte,!,Po më duhej leku se me pritnin gjashtë fëmijë për capen e bukës e nevoja siç themi na nuk ka gjygj e te con ne derë të “gabelit..-vijon më tej Gjoni -Por ç’asht ma e keqja pronari ishte kaq shpirtkazem sa kur i pa drutë të transportuara mori sharren ti coptoje.. këtë gja ai mund t’a bante krejtë mirë aty ku kishte prerë drutë pasi kishte hapesire…Nuk e di se si u përmbajta,vecse inatin tem e shpreha me largim te mrnjehershem nga puna… Se ka pronar në Ulqin që ita vendosin mirë “lakun në fyt!”–perfundoi ai
Jo vetëm në këtë proces pune,por dhe në përgatitje llaçi e betoni aty ku mungon betonerja, .e në transportin e tij janë pistat e punës ku ju rreëshqet djersa curge e lodhja gati sa nuk ju këput trupin!As dora nuk ju ndjen ato 10 apo15,€ që marrin në ditë..Kështu është rropatja,kështu është lodhja dhe kështu është paga ne Ulqin
*****
Ato. që kanë profesione te tilla si mjeshtër ndërtimi,karpentjer,hekurthyes ,bojaxhi kanë një “frymëmarrje” me të gjere pasi i kërkon më shumë tregu i punës në çdo kohë,kurse ato që nuk njohin deren e ndonjë zanatit e gjejnë strehën e punes vetëm gjate sezonevet.. koha tjeter është më tepër sorollatje poshtë e përpjetë që më se shumti fituan humbje kohe dhe vlerë si njerëz!
Ne periudhën e tetor- nentorit eshte vjelja e agrumevet dhe u dyndën në shumë shqiptarë për ketë proces pune,madje dhe me familje të tera sidomos nga Shkodra.., Dhe janë aq të shumte.sic shikohen zakonisht në sezon plazhi…
Pas agrumevet vijne dhe ullinjte e ne vjeljen e tyre sa ma shumë që ju lëvizin duart në punë aq më shumë drejtohen syte nga qielli..Vetëm shi të mos bjerë!
Muaji tetor ishte bujar me ditë në diell dhe ju dha ngrohtësi në xhep por nëntori e prishi terezine me ditë shiu e përgatiti thatësirë për xhepat e vjelesevet të shumtë shqiptar.
Tregon Elvisi një i ri nga fshatrat e Pukës:
“Bana rreth 900€ euro nga vjelja e mandarinavet dhe portokallavet,se mbajti tetori mirë dhe mu me vijne për duarsh vjelja e agrumevet Punoja nga 15 a 16 orë në ditë dhe erdha mire deri nga mesi i nëntorit .Ai me pas i këputi ditët e mira
Dhe mua me këputi ditët e punës ..Jo vetëm vehtes time por të gjithë vjelesavet. Hë se po pushon sot hë se po pushon neser..Nuk na solli edhe një ditë të mbarë!…Por të jetosh në Ulqin pa punuar asht të “hash veten”se,ja hoteli,ngrënia e pirja,ku nje kafe,ku njecigare e ku telefoni dhe paret e grumbulluara që thashë do te ndihmoj motrën në martesën e saj ikën dhe mua nuk më mbetën edhe aq sa kishe marrë me vete”

*****

Ulqini… Një ëndër, nje realitet edhe një zhgënjim për aty ku synohet
“Hajde nga Ulqini…i thojnë njeri tjetrit
Për udhetim turistik për ndonjë biznes. Ah po, për rrugëtim punësimi një derë e ngushte!