Pak ditë më parë, deputetja Rudina Hajdari, ka shpallur kandidaturën e saj në Elbasan, ku edhe ka nisur fushatën. Hajdari foli mbi ambicien e saj për Elbasanin dhe pritjen që i është rezervuar nga zgjedhësit atje.
Deputetja ishte e ftuar në Dita Jonë ku tregoi pse ka zgjedhur këtë qytet dhe synimi i saj sa vota do të marrë në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Qarku i Elbasanit përfshin edhe Librazhdin. Unë jam mbesë Librazhdi nga mamaja, kam lidhje. Arsyeja kryesore që e kam zgjedhur Elbasanin, ky qytet është vetëm 20 minuta larg Tiranës, është shumë i rëndësishëm dhe ka një popullsi të madhe, e cila është punëtore. Elbasani është një qytet me shumë kulturë dhe të mos damkoset si një qytet që ka problematika me krimin e organizuar. Unë dua të rikthej vlerat e Elbasanit”.
Më tej, Hajdari bëri të ditur edhe synimet e saj në zgjedhje. “Unë synoj 30-50 mijë vota në qarkun e Elbasanit. Jam e sigurt që do t’i marrim këto vota”, u shpreh Hajdari.