Komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn e cilëson hyrjen në BE, një meritë të bazuar në progres individual të shteteve përkatëse. Përmes një postimi në Twitter, Hahn ndalet gjerë e gjatë te shteti i Maqedonisë , ndërsa shkruan se nuk do ishte e drejtë nëse kësaj të fundit i duhet të presë të tjerët që mbeten pas.
Hahn, nuk lë pas edhe zgjidhjen e konfliktit Serbi- Kosovë, ku thekson se e njëjta përgjigje vlen edhe për këtë çështje.
“Hyrja në BE është një meritë bazuar në progresin individual. Nuk do ishte e drejtë nëse Maqedonia duhet të presë për të tjerët që mbeten pas. Njohja e BE-së për progresin konkret dhe stabiliteti thelbësor i BB. E njëjta vlen edhe për zgjidhjen e konflikteve Serbi dhe Kosove- u shpreh Hahn.