Sali Berisha, duke iu drejtuar tufës së trushplarëve që shikojnë ëndrra si plaku majë ballkonit të banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, tha se luftën ndaj korrupsionit e kishte betejën e jetës.
Ai tha se gjatë qeverisjes së tij korrupsionit iu dha goditja më fatale si si dhe kur vetëm ky i marrë e di madje se ku ka gjet një raport të Transparency International Albania që në atë kohë drejtohej nga njerëz pranë tij a thua se korrupsioni e luftonte kjo organizatë që tashmë në Shqipëri i është harruar emri.
“Lexoni pak raportin e Transparency International të vitit 2008. Çfarë thotë ky raport? Ky raport thotë: Shqipëria u rendit në garën botërore të luftës kundër korrupsionit.
Ky raport thotë se Shqipëria u rendit në dhjetë vendet e para në botë për suksesin e luftës kundër korrupsionit.
Ky raport thotë se Shqipëria në turravrap la mbrapa nga pozicioni i saj 43 vende dhe në rang botëror 85 vende për treguesin e korrupsionit.
Beteja kundër korrupsionit ishte beteja e jetës së Sali Berishës dhe qeverisë së tij.
Me këtë betejë, ne arritëm të dyfishojmë të ardhurat. Të dyfishojmë rrogat. Të dyfishojmë pensionet…dhe në fund Saliu i fut një pordh sepse këto përralla vetëm ai mund t’i tregojë
Në këtë betejë, ne arritëm të ndajmë epokat. Shqipëria kaloi në vitin 2008 nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në të cilin kishte lënguar dekada dhe shekuj, e nxorëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Në këtë betejë brenda dy viteve, 2008-2009, u ndëshkuan 630 zyrtarë për veprën e korrupsionit.
Gërshëra e ligjit ishte e pamëshirë”, përrallisi Berisha.