osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Habit studimi i shkencëtarëve suedezë: Toka ka hyrë në shfarosjen e gjashtë masive

Habit studimi i shkencëtarëve suedezë: Toka ka hyrë në shfarosjen e gjashtë masive

Sa reale është mundësia që njerëzimit të ketë hyrë në epokën e një zhdukjeje masive dhe kur mund të ndodhë ajo? Shkencëtarët thonë se kanë gjetur gjurmë “Po”-je për të parën dhe se ajo mund të ndodhë më afër nga sa është menduar deri më tani për të dytën.

Ata kanë studiuar algat e bakteret në ujërat e ndenjura dhe evoluimin e tyre. Ata thonë me bindje se Toka ka hyrë në një fazë zhdukjeje, e gjashta në 440 milionë vitet e fundit, që mund të jetë edhe pa kthim, pavarësisht përpjekjeve që mund të bëjë njeriu.

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet e algave dhe baktereve sugjerojnë se po përsëritet shfarosja masive që besohet se ka ndodhur 251 milionë vite më parë, ku 90 për qind e kafshëve në Tokë u zhdukën. Kjo besohet se është shfarosja më e madhe e gjallesave që ka përjetuar ndonjëherë planeti ynë.

Sipas studiuesve nga Muzeu Suedez i Historisë Natyrore në Stokhol algat toksike dhe bakteret që tani po rriten në liqenet dhe lumenj pasqyrojnë karakteristikat e lulëzimeve që ekzistonin në periudhën e “Shfarosjes së Madhe”.

Ndryshimet aktuale në trupat e ujërave të ëmbla lidhen me një sërë aktivitetesh njerëzore duke përfshirë shpyllëzimin, humbjen e tokës dhe emetimin e gazrave serrë. Në studimin e botuar në Nature Communications, shkencëtarët thanë se lulëzimi i algave dhe baktereve janë të lidhura me ngjarjet që i paraprinë zhdukjes masive 251 mln vite më parë, duke e quajtur këtë korrelacion një “sinjal shqetësues” për ndryshimet mjedisore në të ardhmen.

Shkencëtarët thonë se popullimi me alga toksike e baktere të tjera i ujërave të ëmbla jo vetëm që vret jetën tjetër në këto ujëra, por gjithashtu vonojnë rikuperimin e mundshëm të këtyre ekosistemeve me miliona vjet. Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët analizuan të dhënat fosile pranë Sidneit, Australi që mendohet se janë groposur gjatë dhe pas periudhës së “Shfarosjes së Madhe”.

Shumica e ngjarjeve të zhdukjes gjatë asaj kohe ishin për shkak të shpërthimeve vullkanike që ngritën temperaturat globale dhe lëshuan gazra serrë. Jo shumë më vonë, zjarret, thatësira dhe ngjarje të tjera ekstreme klimatike u bënë të zakonshme. I njëjti skenar, paralajmërojnë ata, aktualisht ka nisur në Tokë edhe aktualisht.

Mikrobet janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të çdo ekosistemi të ujërave të ëmbla. Por me tepri, ata i kthejnë burimet e ujit në toksike dhe që vret gjithë jetën tjetër. Studiuesit suedezë thonë se për dallim nga 251 milionë vite më parë, kur shkaktarë të zhdukjes ishin vullkanet, sot shkaktar për zhdukjen e radhës të madhe, që sipas tyre ka nisur, është vetë njeriu dhe aktiviteti i tij. Ata paralajmërojnë se deri në 2100 aktiviteti mikrobik toksik do të zgjerohet në ujërat e ëmbla, duke shkaktuar efekte zinxhir që do të çojnë në një fazë tjetër të këtij procesi. Gjithsesi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, të paktën jo për disa qindra-mijëra vite.