Një djalë është tronditur kur ka zbuluar të shkuarën e të fejuarës së tij. Djali thotë se kjo gjë ka ndikuar në marrëdhënien e tyre. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.
“E fejuara ime ka patur të dashur aq sa s’ka pasur një mashkull. E unë këtë gjë e mësova shumë vonë.
Jam 32 vjeç nga Puka dhe tërë jetën e kam kaluar në emigrim. E kështu si me njohje më prezantuan me të. Ajo është moshatare me mua.
Nuk pretendoja të isha i vetmi, duke ditur edhe moshën tonë, ama jo të kishte patur një ekip futbolli.
Natën e parë që qëndruam bashkë i kërkova të më tregonte të vërtetën dhe më e forta është se ma zbuloi vetë.
Më tha troç fare që dikur kishte dashur shumë dike, në gjimnaz, por pas ndarjes me të nuk i kishte ecur më me asnjë mashkull.
E si përfundim më tha që ka njohur diku nga 9 djem, unë jam i 10-ti.
Nuk dija nëse të vlerësoja sinqeritetin e saj apo t’ja mbathja të ikja prej aty. Por ne ishim dhe jemi akoma të fejuar.
Kështu është e respektuar dhe mua më pëlqen shumë edhe si karakter ama 9 persona?
Rrezik aq nuk kam patur as unë që jam mashkull.
Si mendoni? A tolerohet kjo? Se fundja ajo para meje i ka patur?
Jam në dilemë të madhe se familjet kërkojnë dasmë sa më shpejt, por unë ndihem i pasigurtë kështu.
Fundja jam mashkull…”, shkruan ai. /ShkodraNews