osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Grushtit të shtetit më ’98 sipas raportit të “Crisis Group”: Berisha tentoi të marrë qeverinë me flangat e krimit të Gazidedes!

Grushtit të shtetit më ’98 sipas raportit të “Crisis Group”: Berisha tentoi të marrë qeverinë me flangat e krimit të Gazidedes!

Ndërkombëtarët zbardhin të vërtetën e grushtit të shtetit më 14 shtator 1998. Dje u shënuan plot 20 vite nga tentativat e Sali Berishës për të rrëzuar qeverinë dhe teksa secili e interpreton në mënyrën e tij atë ngjarje, për ndërkombëtarët ishte një skenar i pastër dhune i orkestruar nga ish-Presidenti. Grupi i Krizave, një ndër organizatat më të mëdha në botë me qendër në Bruksel, ku në fokus ka trazirat politike, i ka kushtuar një rëndësi të madhe zhvillimeve të 1998 në vendin tonë.

Në një raport të siguruar nga gazeta, të hartuar prej tyre në tetor 1998, jepen detajet se si ndodhi grushti i shtetit dhe si erdhi më pas dorëheqja e Fatos Nanos. Sipas organizatës, Sali Berisha tentoi të marrë qeverinë me një grup rrugaçësh dhe ish-agjentë të SHIK të Bashkim Gazidedes. Sipas tyre, pas ish-Presidentit ishin vetëm 3 mijë persona, pasi askush tjetër nuk e ndiqte pas.

Në raport tregohet se qeveria e asaj kohe po planifikonte arrestimin e Berishës pas sulmit ndaj qeverisë, por gjithçka dështoi pasi presioni ndërkombëtar bëri që të mos ndodhte diçka e tillë, me argumentin se mund të tensiononte situatën.

Po ashtu jepen detaje dhe për dorëheqjen e Nanos. Sipas Grupit të Krizave, largimi i tij erdhi për shkak të përplasjeve në PS dhe jo nga sulmet e opozitës. Më poshtë gazeta po publikon raportin e “Crisis Group”.

Grushti i shtetit 1998

Si rezultat i trazirave të kohëve të fundit, koalicioni i dobët socialist ka rënë në gjendje trazire. Sulmet e përditshme ndaj personelit të qeverisë, vrasjet dhe arrestimet e mbështetësve opozitarë kanë krijuar një klimë frike që ka pushtuar të gjithë vendin javët e fundit. Në Shqipëri janë paralizuar institucionet parlamentare dhe reduktuar projektet ndërkombëtare të ndihmës pasi personeli i tyre refuzon të kthehet në Shqipëri deri në qetësimin e situatës. Qytetarë të zakonshëm kanë vendosur oraret e tyre të shtetrrethimit dhe në rrugë nuk shihen njerëz pas orës 22.00.

Kryeministri Nano ka hedhur fajin për dhunën e kohëve të fundit tërësisht mbi Partinë Demokratike dhe liderin Sali Berisha, duke e quajtur “krye-organizator të grushtit të shtetit” dhe ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme të sjellë para drejtësisë të gjitha ata që janë përgjegjës.

Sipas ligjit shqiptar, kryengritja e armatosur merr dënim me burgim të përjetshëm dhe dënim me vdekje. Një komision parlamentar me kërkesën e kryeprokurorit, i ka hequr Berishës imunitetin parlamentar dhe ka urdhëruar ndjekjen e tij për organizim grusht shteti. Duke parë paqëndrueshmërinë e situatës aktuale, është e vështirë të kuptohet sesi arrestimi i Berishës mund të zbusë situatën. Ndërkohë forcat e pozicionit ndaj qeverisë dukeshin gjithnjë e më të fuqishme. Aleancat mes partive të ndryshme kanë shtuar forcën e kryengritjes.

Përveç Unionit për Demokraci të drejtuar nga PD, opozita përfshin grupet E Djathta e Bashkuar, ku përfshihen Partia Republikane, Lëvizja për Demokraci, Partia e Djathtë Demokratike dhe Partia Konservatore. 12 parti e grupe të djathta e anti-komuniste kanë formuar Frontin e refuzimit të Diktaturës. Qeveria po vihet gjithashtu nën presion dhe nga e majta.

Partia Komuniste e sapoformuar është e gatshme t’i bashkohet lëvizjes antiqeveritare. Në prill të këtij viti qeveria hoqi ndalimin e partive komuniste duke lejuar Partinë Komuniste të Hysni Milloshit dhe deputetit të pavarur Maksim Hasani, të dy mbështetës të flaktë të diktatorit Hoxha. Partia komuniste llogaritet të ketë rreth 25.000 mbështetës.