osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës! Vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar: Si ulërinte e përplaste këmbët mbi dërrasat e zyrës?

“Grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës! Vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar: Si ulërinte e përplaste këmbët mbi dërrasat e zyrës?

  • rrok Çupi ka komentuar deklaratën e fortë të zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe lëvizjet e fundit të Argita Malltezit, e cila po përgatitet që të marrë drejtimin e “Foltores”.

    Sipas Çupit, amerikanët i dhanë “një grusht të madh” në fytyrë Berishës duke u shprehur se janë në një qëndrim të qartë që “ne nuk e duam Sali Berishën”, pasi ai risjell në vëmendje kohët e errëta të viteve ’90. Çupi thotë gjithashtu se tani që po propozohet Argita si kryetare, lëvizja e Berishës do të rikthehet përsëri te e keqja. Analisti flet për periudhën e zezë që përmendi Escobar. “Tani po e thotë hapur edhe vetë Amerika, që i dha një dorë krijesës ‘optimiste’ të vitit 1990. PD e asaj ‘kohe të keqe’ tashmë po prek fundin; sa më shumë të pjesëtohet, aq më e vogël bëhet e keqja.

    Deri më sot, sa herë është folur për PD, edhe në ekrane, është folur si mbi gastaren e thyer sikur PD të ishte shenjtore. Në fakt u kthye në djallin më të madh për fatet e njeriut. Nisi me vrasjet, më të lakmuarat e qeveritarëve përbindësh. Që në ditën e parë të zgjedhjeve ‘demokratike’, sapo fitoi Shkodrën, PD vrau aktivistët e vet: Katër dëshmorë, mes tyre Ben Broci- aktivisti qytetar, i artë e i ndershëm. Ky do t’u bënte hije banditëve të PD. Fëmijët e vrasësve, PD i dekoroi dhe tash i ka në krye të saj.

    Shkodra e vuajti plagën 30 vjet. Sali Berisha ishte në garë me vrasësit në pushtet gjatë historisë së shkuar. Enver Hoxha mbeti pas, Berisha vrau pa ligj, ndërsa ai të paktën kishte ligje ashtu si i kishte. Sot e kësaj dite, i arrestuar, nuk do t’ia dijë për ligjin. U bënë mijëra në vargun që humbën jetën nën pushtetin e tij”, tha ai.

    Nata kur u zgjodh kryetar

    Gjithashtu Çupi tregoi dhe detajet e pathëna nga nata kur Berisha u zgjodh kryetar. “Berisha hipi në krye të PD si një përdhunues. Ishte një natë janari në vitin 1991. Komisioni i Përkohshëm u mblodh pas mesnate për të zgjedhur kryetarin. U vunë në garë tre kandidatë: Gramozi, Leka dhe Saliu. Saliu humbi me vetëm dy vota, njëra e tij, tjetra e Azemit. Atëherë u çue krejt dynjaja më këmbë. Natë e frikshme, Saliu ulërinte e përplaste këmbët mbi dërrasat e zyrës. Çfarë bënë ‘të mundurit’, të cilët fatkeqësisht quhen themelues të PD? Ishin 13. I premtuan Saliut: ‘Doktor, veç qetësohu.

    Ti do të jesh kryetar. Leka i tha se i fal votat e tij, por ky s’e pranoi. Atëherë, diku në shkurt, u bë një mbledhje tjetër me shumë njerëz nga zonat e vendit. Te dera e sallës qëndruan dy ‘personalitete demokratike’. Ata afronin veshin e të ardhurve te goja e tyre: ‘Voto Saliun se na mori lumi!’. Saliu u mbart kryetar. PD shkatërroi sistemin e zgjedhjeve, e lau me gjak dhe e ndoti në pisllëk. Tani po del kryetare e bija…Atëherë të kthehet prapë te themelet e keqja?”, shprehet Çupi ndër të tjera.

    Roli i SPAK

    Çupi shtoi se SPAK tashmë po përballet drejtpërdrejt me krimin, dhe se roli i hetimit në Shqipëri është shumë më i madh se ai i gjykimit. “Ka shumë vite që shqiptarët nuk kanë pasur drejtësi dhe fjala republikë përdorej kot. Berisha ka qeverisur me fisin, me fërshëllima. Pra ligji nuk ka ekzistuar. Realisht kur nuk ka drejtësi shteti nuk është funksional, individi ka nevojë për garanci, në shtëpi, në punë, në gjykatë. Këtë nuk e kishte, dhe tani e shohim të gjithë se si ka shpërthyer entuziazmi për SPAK.

    Por çfarë ndodh tani që ka këtë vlerë të madhe SPAK? SPAK ka një strukturë që përballet drejtpërdrejt me krimin. Kam dëgjuar që thonë gjykata e krimeve të rënda e SPAK, jemi në një periudhë shumë të fortë hetimi. Pra roli i hetimit në Shqipëri është shumë më i madh se i gjykimit. Pra edhe bandat edhe liderët janë në ngrirje. SPAK po i heton, po i lë si peshqit në frigorifer”, nënvizoi analisti Çupi teksa ishte i ftuar në një media.