osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gruri serb eksportohet nën kontroll analizave nga BE! Keqardhje! Zotin Nazarko e paska lënë me pasoja pandemia: Serbia po na shet grurë që hanë kuajt?

Gruri serb eksportohet nën kontroll analizave nga BE! Keqardhje! Zotin Nazarko e paska lënë me pasoja pandemia: Serbia po na shet grurë që hanë kuajt?

Krerët e politikës sonë, analisti Shpëtim Nazarko, i cilëson me matrioshkat ruse, që dalin gjithnjë e më përmasa më të vogla dhe se sjellja e tyre është afërsisht si e Putinit.

Ai hoqi paralele mes sjelljes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Enver Hoxhën, por për këtë të fundit tha se ka patur kulturë historike.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos”, Nazarko deklaroi se të dy janë në të njëjtën sjellje, dhe se Enveri mallkonte natë e ditë Jugosllavinë, por edhe e kishte frikë.

“Në vitin 1945 njeriu i letrave, Mitrush Kuteli, hëngri burg dhe desh e varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit se tha po të barazojmë dinarin me lekun, jemi të vdekur brenda ditës. Megjithëse e kishte frikë, 50-60% të tregtisë e bënte me Jugosllavinë e dikurshme.

Albini po t’i thoshte Shqipërisë se që nga momenti që kam marrë drejtimin e Prishtinës nuk ka më import 50% nga Serbia por 20%, po nëse Albinit i rezulton se ka shtuar importet nga Serbia, cilin quan pushtim? Të tjerat janë propagandë. Nëse të pushtoj me ekonomi, të ka pushtuar. Nëse mallrat serbe hyjnë më shumë se në kohën e Thaçit, je i pushtuar. Edhe Albini edhe Edi nuk kanë të qartë një gjë.

Është e vërtetë që Europa nuk është ajo e dasmës! Thotë po unë do ju shfrytëzoj, dua që para se të futeni te gardhi im të keni gjykata të mira, rrugë të mira, punonjës të kualifikuar.

Do ju pushtoj po do ju bëj të aftë. Europa kujdeset për Shqipërinë në një plan tjetër. Procesi i Berlinit thotë se do e fus Shqipërinë në lojë sepse më intereson si treg, por dua tregun e njerëzve të kualifikuar.

Kurse ‘Ballkani i Hapur’ e percepton si lehtësim procedurash. Po për ato procedura është më e interesuar Serbia, sa më shumë t’i lehtësojë, aq më shumë hyn malli serb. Me çfarë do e mundë Rama me bujqësinë?

Kur jemi i vetmi vend që s’ka bërë reformën agrare. Me një vend i cili ka zhdukur përfundimisht hekurudhën, kur gjithë eksportet i ka të rënda. Hoqi portin e Durrësit. Është një vend pa porte. Me një vend që do të bëj turizëm pa bërë bujqësi.

Të shet grurë të kalbur nga ato që hanë kuajt. Gruri serb nga 33 elementë që duhet të ketë, 32 nuk i ka. Dhe na e shet miell për biskota. Gjermani do një punëtor të kualifikuar, kurse serbi do të shesë atë grurin. Se po ju mbush mendja mund të vijë dhe për turizëm”, shprehet ai.

Nazarko shtoi se për nismën “Ballkani i Hapur”, Rama ka të drejtë për vonimin në Dogana, por shtoi se nuk mendon se duhet të ngrihen tambura, që po bëhet “Ballkani i Hapur”, duke e cilësuar si histori nëpunësash të vegjël, jo për të ngritur furtunë dhe për të bërë sherr.

“Qoftë Albini, qoftë Edi janë dy parazitë të vegjël ballkanikë me traditën hoxhiste, që do pushtojnë botën me mënyrën e tyre të menduarit, në mënyrë të gabuar.

Nëse do uleshin me njeri- tjetrin, ti ke hidrocentralet në veri, nëse do bënin hekurudhën që Kosova të sillte turistët e vetë në Durrës shpejt, nëse do merreshin me ekonominë, të forcoheshin, të uleshin e të mos bënin çdo vit paraqitje te Lidhja e Prizrenit, me broçkullat tona. Këta dy njerëz do i dënojë historia.

Kemi 20 vjet që s’kemi asnjë gjë, vërtetë Kosova është një provincë shqiptare, por në pozicionin e vetë gjeografik është në kokë të Shqipërisë, s’ka interes të vijë në Durrës. Futet më shpejt në Europë me mjete të tjera, se dhe ekonomi të vogël ka.

Nëse Rama do të hyjë në histori bashkë me Albninin, ka vetëm një mundësi, të ulen aty, të marrin stafe ustallarësh, dhe të shohin a mund të bëjnë vërtetë një hekurudhë që të lidhin vendit dhe të sjellin mallrat, të organizojnë bujqësinë, apo turizmin.

Të shohim për lidhje të një lloji tjetër. Ne pretendojmë të bëjmë turizëm, kur s’kemi tokë, e përfytyron një bujqësi moderne, kur je i copëzuar dhe s’ke bërë reformë agrare.

I quaj parazitë tipik ballkanik, viktima të shprehjes gjeniale të Bismarkut, që në Ballkan prodhojnë më shumë histori nga sa konsumojnë dhe vijnë vërdallë. Populli real ka kohë që i kupton dhe i shikon me nënvleftësinë”, tha Nazarko.

Lidhur me mbledhjen e radhës së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, Nazarko ironizoi duke thënë se do marrin prapë angazhime për angazhimet e marra.

Sipas tij, të paktën duhet të ishte një hekurudhë që do sillte qymyret e Kosovës, për të sjellë shqiptarët e Kosovës si turistë, dhe për të rregulluar bilancet e bujqësisë se ne prodhojmë një muaj para tyre dhe mund të krijohen kështu diferenca.

“Në momentin që Shqipëria do të bënte lidhjen me korridorin e tetë, mund të dilte në Qafë Thanë ose Gostivar dhe lidhej me Kosovën dhe lidhnim tërë pjesët e kombit.

Po Rama po shkon në tjetër drejtim, siç ka bërë Berisha dhe Nano dikur. Besoj se këta njerëz, me që të dy janë njerëz letrash, duhet ti binden një shprehje të Havelit: Këto vende drejtohen vetëm me një mënyrë, me trishtim. Ta shikojë me trishtim.

Rama duhet të merret me gjëra konkrete, nuk mundet që 150 milionë euro të IPARD të kthehen në bujtina. Por të planëzohet që tokat e copëtuara të kthehen në avantazh”, përfundoi Nazarko.