“Grupi o Zot o Zot” ç’na shohin sytë si përfaqësues populli Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Edi Paloka kanë përfaqësuar opozitën, duke sulmuar raportimin e gjatë të kryetares së akuzës Arta Marku. Natyrishtë që dihet se çfarë do bënin, e si do silleshin, sepse ky është grup misionar për të lehur fort, që t’i dëgjoi Saliu edhe Lulja.
Por, është vërtet për të vënë duarët në kokë kur këta “pulitikan gardhesh”, deklarojnë se duan drejtësi të pavarur dhe qajnë dhe sulmojnë prokuroren, se pse ka shkarkuar prokurorët e varur nga ata, që më pas i ka shkarkuar dhe vetingu?!
Më i irrituar nga të gjithë ishte deputeti Muli , i cili e quajti Markun prokurore private të PS-së që erdhi për të lexuar hartim e partisë
Ja në sekuencë e vogël e debatit
Flamur Noka: Nuk ka të drejtë për emërime. Zonja të mos vijë këtu për hartime, merreni tek partia prokuroren private, atje të lexojë hartime.
Duhet të raportojë pse e mbylli çështjen e Saimir Tahirit?
Pse nuk u apelua vendimi i Xibrakës, ka familjarë të kryeministrit të përfshirë? Pse dështoi hetimi për 613 kg kokainë në Durrës?
Ulsi Manja: Kjo ishte për procedurë?
Flamur Noka: Për çdo gjë ishte…: Kjo është zonja nuk e di, nuk di asgjë. Le t’i përgjigjet pyetjes
Ulsi Manja: S’jemi në livadh këtu
Edi Paloka: I bëra dy pyetje dhe me tha s’kam përgjigje
Ulsi Manja: Për procedurë të lutem/Ekskluzive.al