Janë publikuar fakte të rënda në lidhje me vrasjen e rumunes në Greqi, e cila u gjet e çimentuar në oborrin e shtëpisë së saj.
Ajo që thotë ish-burri i Monikës tregon se gruaja fatkeqe po përjetonte makth kohët e fundit. Ndërkohë që autoritetet lëshuan urdhër-arrest për partnerin e viktimës, pasi të gjitha faktet dhe provat të çojnë tek ai.
Burri, megjithatë, dyshohet se është larguar në vendin e tij, në Rumani. Ish-burri i gruas nga Rumania duke folur për Televizionin Star tha se ajo ishte ankuar tek ai për partnerin e ri. Sipas tij, viktima po përjetonte ferrin duke jetuar me të, ndërsa shtoi se bisedën e kishte bërë fshehurazi përmes telefonave të huaj. Madje ai tha se ish-gruaja i kishte kërkuar 20 euro edhe para Krishtlindjeve.
“Ai e godiste çdo ditë në kokë, duke i shkaktuar fraktura, krahë të thyer, sy të zi dhe të fryrë nga goditjet. Thirrni spitalin në Kyparissia për të parë se çfarë do t’ju thonë. Ai e ka goditur atë, çfarë nuk i ka bërë. E kishte si skllave”, tha ai.
Autori nga Rumania i cili konsiderohet si i dyshuari kryesor në vrasjen e Monikës u largua nga banesa disa orë pas zhdukjes së gruas fatkeqe. Ai i kishte thënë një shoku se do të shkonte në Rumani sepse gjeti një punë, ndërsa nuk ngurroi të pretendonte se Monika ishte në spital në Kalamata, me pretendimin se ishte goditur nga një makinë.