Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli sot në një konferencë për shtyp shpalosi dokumentet që Prokuroria Italiane e kishte pushuar hetimin ndaj tij për të pasi ai rezulton I pafajshëm.
Në këtë konferencë edhe si në herët e tjera nuk kanë munguar mbështetësit e ish ministrit të Brendshëm.
Kësaj radhe ka qenë një grua në moshë që i ka puthur dorën Tahirit, duke e quajtur madje mbret.
“Je mbreti i Shqipërisë. Kam ardhur nga Italia për të të takuar ty”, i tha gruaja ish-ministrit duke e puthur e përqafuar.