osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gruaja ndan burrin milioner dhe i dërgon 830 mijë euro mashtruesit që hiqej si Brad Pitt i sëmurë me kancer

Gruaja ndan burrin milioner dhe i dërgon 830 mijë euro mashtruesit që hiqej si Brad Pitt i sëmurë me kancer

Një grua franceze la burrin e saj milioner për një lidhje me një mashtrues në internet që pretendonte se ishte Brad Pitt, dhe i transferoi 830 mijë euro për operacione.

“Aktori i Hollivudit” doli të ishte një mashtrues që përdorte foto të Brad Pitt nga spitali të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale.

53-vjeçarja, dizajnere e rrobave intime, ishte e martuar me një burrë të pasur. Në vitin 2023, ajo ishte duke pushuar me familjen e saj në një resort skish ku bëri shumë foto dhe vendosi t’i shpërndante ato në rrjetet sociale.

Për herë të parë në jetën e saj, ajo krijoi një llogari dhe postoi fotot. Menjëherë pas kësaj, ajo mori një kërkesë për miqësi nga një kontakt i pazakontë. Së pari, “nëna e Brad Pitt” iu afrua asaj dhe më pas vetë mashtruesi që pretendonte se ishte aktori.

Në fillim, “Brad Pitt” e mbushi Anën me komplimente, poezi dhe dhurata, duke përfshirë çanta dhe bizhuteri të shtrenjta.

Megjithatë, Anna duhej të paguante 5000 euro për të mbuluar tarifat doganore për dërgesat e tij. Ajo pa hezituar bëri transferimin.

Më pas ndodhi e papritura, “i dashuri” i Anës u sëmur rëndë.

“Brad Pitt” pretendoi se ishte diagnostikuar me kancer në veshka. Paratë, mashtruesi tha se i ishin ngrirë për shkak të divorcit nga Angelina Jolie, kështu që ai i kërkoi ndihmë Anës. Ajo u divorcua nga bashkëshorti dhe pagoi qindra mijëra euro “për operacione”, ndërsa “Brad Pitt” i shprehu mirënjohjen e përzemërt dhe i dërgoi fotot nga shtrati i spitalit.

Fantazia mori fund kur tabloidët e huaj publikuan historinë duke zbuluar se Brad Pitt-i i vërtetë po shoqërohej me një vajzë të quajtur Ines de Ramon.

Anna e mori vesh se ajo ishte mashtruar dhe të gjitha fotot që i dërgonte “aktori” ishin krijuar nga inteligjenca artificiale. Deri në atë moment, ajo kishte transferuar plot 830,000 euro temashtruesi, të gjitha paratë që i kishin mbetur pas divorcit nga burri i saj milioner.