Gruaja që u v.ra sot në Prizren, me 15 p.lumba, nga burri i saj, është nëna e Diellza Hotit, nënkryetares së AAK-së, këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj.
Lajmin për v.rasjen e nënës së saj e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.
“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar Diellza nën dixhiturën e fotos.
Deri më tani mësohet se 42-vjeçarja u v.ra pas një mosmarrëveshje që pati me bashkëshortin e saj 20 vjet më të vjetër, 61-vjeçarin B.V, me të cilin kishte disa vite martesë.
Ngjarja që tronditi Prizrenin
Pak minuta pasi dyshohet se B.V., 61 vjeç, kreu k.rimin e rëndë, v.rasjen e gruas së tij 42 vjeçare, ai kishte telefonuar policinë.
“E kam v.rarë gruan”, mësohet tu kishte thënë zyrtarëve të hetuesisë 61-vjeçari. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, në rrugën “Hysni Morina” të Prizrenit, ai kishte gjuajtur 15 p.lumba.
Çifti kishte më shumë se 2 javë që kishin ardhur për pushime në Kosovë. Ata nuk kishin fëmijë nga martesa e tyre, por nga martesat e para të tyre.
Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka treguar dinamikën se si ka ndodhur ngjarja, duke rrëfyer se i dyshuari ka telefonuar vetë policisë pasi v.rau bashkëshorten e tij.
“Vetë i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka v.rarë bashkëshorten e tij. Megjithatë, ende nuk e ka pranuar deklaratën e tij, që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i v.rasjes”, ka thënë Gashi.