Gruaja e politikanit serb të vr.arë vitin e kaluar në Kosovë Oliver Ivanoviç, Milena Ivanoviç ka deklaruar se do të publikojë një video që hedh dritë mbi vrasjen. Milena Ivanoviç u shpreh se vrasja e burrit të saj po keqpërdoret dhe po politizohet, në një intervistë për televizionin shtetëror serb RTS.
“Po i dëgjoj organet kompetente të Prishtinës, po i dëgjoj dhe tanët. Po shpresoj se e vërteta do të dalë në shesh, nëse jo këtë vit, ndonjë vit tjetër”, ka thënë e veja e Ivanoviç.
Ajo u shpreh se ka informacione për ngjarjen, përfshi edhe një video që do të hidhte dritë mbi të.
“Për mua është më e rëndësishme të dalë e vërteta. Besoj shumë në hetuesinë tonë, por pres të shoh çka do të ndodhë. Mendoj që e vërteta nuk mund të fshihet më kur do të dalë video”, shtoi gruaja e liderit Oliver Ivanoviç.
“Ka pasur shumë të arrestuar gjoja për vra.sjen e Oliver-it, tani ka pesë emra të rinj. Mendoj se për fat të keq do të vazhdojë në vitin 2019, se do të përdoret dhe keqpërdoret kjo tragjedi sa duhet, do të shfaqen disa emra të rinj. Mendoj se kjo nuk është e drejtë. Kushdo që qëndron prapa këtyre tregimeve duhet të ndalojë dhe mendoj se duhet të bashkohemi së bashku Beogradi, Prishtina dhe të huajt, të cilët unë mendoj se janë shumë të rëndësishm, të zbulojmë të vërtetën dhe të dimë se kush ka shtënë në Oliver-in, mendoj se kjo është e rëndësishme për ne”, tha Ivanoviç.