osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gruaja e Benit drejt burgut, gruaja e Abit drejt parlamentit?! SPAK i plagosur pyet: Çfarë ere ka gjaku?

Gruaja e Benit drejt burgut, gruaja e Abit drejt parlamentit?! SPAK i plagosur pyet: Çfarë ere ka gjaku?

Prokuroria e Posaçme SPAK, në Qershor 2024, ka marrë të pandehur ish bashkëshorten e ish ministrit Arben Ahmetaj, Albina Mançka si dhe bashkëjetuesen e ish zv/kryeministrit, Erjola Hoxha, duke i akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale dhe për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”.

Këto akuza i’u komunikuan avokatëve të Erjola Hoxhës, e cila është në Zvicër bashkë me bashkëjetuesin, ndërsa hetimet vijojnë që më datë 22 qershor 2024, sepse Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë, që prej korrikut 2023, kur GJKKO miratoi masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Por kjo ngjarje shumë e konsumuar nëpër media dhe publik, nuk do të bënte kurrë lajm, nëse pak ditë përpara, edhe dhëndri i Berishës u akuzua për korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale dhe fshehje ose mos deklarim të pasurisë.

Abi tashmë do të ballafaqohet me gjykatat për tu mbrojtur nga akuzat, me një masë të moderuar nga “keqardhja” e gjykatave bordello, kur Ahmetaj ka marrë rrugët e azilit, pa e patur një mundësi të tillë. Por kriminal është fakti, i rëndë për çdo qytetar, se çfarë ka Argita e Saliut më shumë se zonjat Maçka dhe Hoxha, që as që e pyet kush, nëse ka dijeni si juriste që është, për aktivitetin e bashkëshortit dhe a është ajo përfituese dhe pastruese e produkteve të veprës penale?! Nëse jo, përse qenkan gratë e Ahmetajt, kur asnjëra prej tyre nuk ka patur detyrim ligjor të deklaroj pasurinë dhe të ardhurat personale?!

Përderisa mbi dhëndrin e Berishës rëndojnë të njëjtat akuza si të Arben Ahmetaj, për vlera shumë më të mëdhaja, vetvetiu lind pyetja për drejtësinë e re mbushur me llum të vjetër, se përse Abi me kapele republike në ballkon me vjehrrin qënka më pak i rrezikshëm se Beni pa kapele në kërkim pa vjehrrin?!

Si është e mundur që SPAK guxon dhe e mendon, se Argita nuk është shefja e të gjjitha intrigave për korrupsion, fshehje të ardhurash, mos deklarim pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale, kur mbi të duhet të ishin hapur disa dosje të tjera hetimore për mashtrimet dhe vjedhjet me ish partneren e saj, Flutra Kola, përmes një zyre konsulence juridike, që ka gjeneruar miliona euro, kur zyrat e konsulencës që gjenden në çdo cep gjykatash apo prokurorie, kanë vështirësi të paguajnë qerat e objekteve ku punojnë. Arsyeja dihet… kudo ishte çelsi magjik i fitimeve çmendurake, Sali Berisha, ish kryeministri i vendit.

Këtë vetëm një budalla dhe i verbër nuk mund ta kuptoj, sepse një juristi normal, do i binte të fikët sapo ta mendonte mospërfshirjen e Gitës në të gjitha zhvatjet e pronave dhe milionave.

SPAK natyrisht që ka marrë përsipër, që familja mafioze Salbino, të paguaj sa më pak për hajdutëritë e tyre dhe kjo nuk do shumë mend për tu kuptuar, që kur i akuzon për një çështje më shumë të dyshimtë se sa bindëse, për një gjyqtarë që i ka lejuar të pandehurit të hapin edhe studio televizive dhe të presin e përcjellin miq majë ballkonit të apartamenteve të sekuestruara… kur në vendimin e gjykatës u ndalohet komunikimi me njerëz të tjerë virtualisht e jo më fizikisht.

Studio “Kola & Associates” nisi zyrtarisht aktivitetin e saj ligjor me 10.12.2007. Pikërisht viti 2007 dhe 2008, janë vitet e para milionere për aferat e familjes Berisha, siç tregojnë skandalet publike që përfshijnë qeverinë. Në qendër të akuzave janë vazhdimisht dy fëmijët e kryeministrit: Argita me bashkëshortin Jamarbër Malltezi, dhe vëllai i saj Shkëlzen.

Në këtë periudhë piqen afera shumë të njohura përveç privatizimit kriminal të Kompleksit Sportiv Partizani, spekulimi i Porto Romanos në favor të biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç, tragjedia e Gërdecit dhe trafiku i armëve drejt Afganistanit, deri te skandali i shkatërrimit të Jalës, që përfshin bashkë me Jamarbër Malltezin edhe funksionarë të Bankës Botërore, skandali e rruga Durres-Kukës, dëshmia tronditëse e biznesmenit pakistanez, Zafar Ansar, i cili deklaronte publikisht se Argita Berisha i kërkoi 3 milion euro për firmën e babait. Por jo vetëm kaq, Argita i bëri presion që ai të blinte tokën e saj me një çmim më të lartë dhe kur ai refuzoi, gjithë shteti iu vu mbi shpinë.

Njëra nga llogaritë e biznesit të Flutura Kolës për “Kola & Associates”, u kreditua me 350 mijë euro brenda vetëm dhjetë muajve në 2008. Ajo fitoi brenda tri viteve 250 mijë euro nga kontrata të tjera biznesi, përmes një llogarie tjetër personale.

Shumë prej bizneseve morën leje dhe licenca nga qeveria, shpesh me firmën personale të Berishës, pasi patën punësuar Malltezi & Kola.

Dokumentet bankare u sekuestruan si pjesë e një hetimi për pastrim parash mbi mikun kontrovers të Berishës, biznesmenin boshnjak Damir Fazlliç, por akuzat kundër tij u rrëzuan nga ish hale drejtësia e Berishës dhe Fazlliç sot është i pafajshëm.

Por një dosje me dokumente zbulon për herë të parë, listën e gjatë të klientëve të profilit të lartë të Malltezit dhe Kolës, e në këtë pikë, ka gjasa që ajo të pasqyroj vetëm një pjesë të vogël të biznesit të tyre, për shkak se vetëm dokumentet e Flutura Kolës dhe Kola & Associates u sekuestruan. Nuk pati mbledhje të dokumenteve të lidhura me Malltezin, Malltezi & Kola dhe Malltezi & Associates, për shkak se prokurorët kishin frikë të shënjestronin vetë vajzën e kryeministrit.

Për të gjitha këto çudira, një bërthamë e vogël e SPAK po habit me mosveprimin antiligjor dhe të turpshëm të saj duke shmangur qëllimisht detyrimet ligjore që ka karshi ligjit dhe taksapaguesve.

Kush do i kthej në rrugën e ligjit këtë çetë të vogël prej 5-6 vetësh, që për momentin kanë kapur SPAK-un dhe po komandojnë edhe një tufë gjyqtarësh të GJKKO pa integritet dhe personalitet?

Gruaja e Jamarbër Malltezit nuk është e paprekshme, se duan Dumanët me shokë, por është shumë herë më e prekshme dhe e rrezikshme, si bija e një ish kryeministri të arrestuar për disa akuza për korrupsion dhe krime të tjera dhe si gruaja e një politikani pa këllqe që për interesin e tij vetjak, dinte të përdorte vjehrrin dhe njerëzit e tij, kurse ajo vetë një femër e sanksionuar “non grata” bashkë me babain e saj… për korrupsion./Ekskluzive.al