osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Grua, ruaj veten!

Grua, ruaj veten!

“Daullja bie për ata që kanë veshë”, është një shprehje përmetare. E cila në gjithë këtë tetor duket se e bërtiti mjaftueshëm ndërgjegjësimin për të shpëtuar gra dhe jetë.

Për të evidentuar sëmundjen dhe egzaminuar atë. Për të shpëtuar dhe marrë prapë frymë. Lirisht. Pa asnjë peng, për veten dhe tjerët.

E pra grua, binde veten dhe mblidh gjithë fuqinë e mendjes që të të vijë në ndihmë, pa lejuar askënd dhe asgjë të të ndajë nga dashuria.

Kanceri i gjirit nuk zgjedh, grua, por ti mund ta identifikosh atë duke i shërbyer vetes në këtë qytet të vjetër pa të ndalur asgjë.

Kështu, në kuadër të shumë marshimeve edhe “Qendra Sociale Multidisiplinare” e Bashkisë Tiranë i është bashkuar nismës ndërkombëtare të luftës kundër kancerit të gjirit.

Për të sensibilizuar gratë dhe vajzat e kësaj qëndre dhe të njësisë bashkiake nr 9-të, u organizua një takim ku të ftuara ishin aktorja dhe aktivistja Ema Andrea, Anisa Ruseti drejtoresha e shërbimit social në bashkinë e Tiranës, gazetarja Jonida Shehu si dhe disa mjekë të kësaj fushe.

Ema Andrea dhe Jonida Shehu vendosën theksin logjik tek “mos dorëzimi” përballë kësaj sëmundjeje e cila sipas tyre po u tolerua, na merr gjënë më të shtrenjtë që kemi, gruan.

Ndërsa, Anisa Ruseti apeloi kontroll rutinë për kapjen në kohë duke nënvizuar në fjalën e saj se kanceri i gjirit është forma me e shpeshtë e sëmundjeve tumorale që prekin gratë në të gjithë botën.

“Duke iu referuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 75% e rasteve me kancer gjiri, diagnostikohen në stadet e vona kur trajtimi është më i vështirë, më i kushtueshëm dhe më pak i suksesshëm”, theksoi Ruseti.

Gjithashtu, mjeket e pranishme në takim informuan gratë ndër të tjera edhe për shërbimin falas qe ofron ministria e Shëndetësisë per mamografi ambulatore tek liqeni artificial.

Andaj grua, ruaj veten! Sepse siç thotë dhe Mark Twain: “Ti nuk mund t’i shohësh valët e pakapshme që rrjedhin drejt teje, e dashur, por në këto rrjeshta ti do ta dëgjosh valëzimin e largët të sipërfaqes.”/ Nga Ilnisa Agolli