Nga Skënder Brataj
Viruset kushërinj të gripit favorizohen me ndryshimet termike.
I ftohti mbaron, por gripi dhe sëmundjet e dimrit me simptoma që variojnë nga ethet deri te dhimbjet e kockave, nga kolla te ftohja dhe dhimbja e kokës vazhdojnë. Sipas parashikimeve të motit pritet një pranverë e parakohëshme. Një inversion termik do të favorizojë të ashtuquajturat viruse kushërinj të gripit, duke ngadalësuar zbritjen e kurbës së sindromave të ngjashme me gripin. Këtë ka demonstruar monitorimi nga mbikëqyrja dhe dhe kjo do të zgjasë në mënyrë efektive sezonin e sëmundjeve të dimrit.
Këto zakonisht janë viruset që i paraprijnë dhe shoqërojnë gripin gjatë gjithë sezonit.
Si t’i njohësh dhe si të mbrohesh nga ata?
Teshtitje, hundë të mbyllura, dhimbje të fytit, shqetësime të stomakut dhe intestinit dhe pak temperaturë. Kujdes këto simptoma ti quash grip, atondoshta nuk tregojnë as Covid.
Cilat janë “viruset e kushërinj të gripit” dhe si ti njohim?
Atmospheric Rivers Boosting Reservoir Water Levels in California
Keep Watching
Këto janë të gjitha ato viruse që i paraprijnë dhe shoqërojnë gripin si: adenoviruset, koronaviruset jo-Covid, viruset e parainfluenzës, enteroviruset dhe nëntipave që numërojmë mbi 250 të tillë të cilat mund të krijojnë probleme të aparatit të frymëmarrjes dhe mund të kenë një rritje të sëmundshmërisë. Në vendin e parë të mbi 250-tëve, është gripi aktual. Në vendet më të ulëta të këtij klasifikimi imagjinar gjejmë rinoviruset, ata që janë përgjegjës për ftohjet e thjeshta, por përfaqësojnë më të rëndat nga pikëpamja klinike.
Ato variojnë nga ftohja e zakonshme dhe dhimbja e fytit, ndoshta edhe një temperaturë e lehtë, ndonjëherë disa çrregullime gastrointestinale. Me pak fjalë, simptoma më delikate që zgjasin më pak se 5 ditët klasike.
Si të dalloni viruset e parainfluenzës(paragripit) nga gripi i vërtetë?
Simptomat e gripit, përfshijnë “një rritje të menjëherëshme të temperaturës mbi 38 gradë, dhe të paktën një simptomë të përgjithshme si dhimbje muskujsh, kyçesh dhe të paktën një simptomë respiratore si kollë, vështirësi në frymëmarrje e tjer”.
Sa njerëz do të preken?
Ngarkesa e viruseve të tjerë do të shkaktojë infeksion të rreth 5 % të popullsisë, të cilat do t’i shtohen rasteve të gripit të vërtetë, një vlerësim ky i bazuar në të dhënat historike, të sezoneve të mëparshme.
Çfarë terapie indikohet?
Shumica e viruseve të tjer trajtohen me vetë-mjekim që nënkupton përdorimin e medikamenteve simptomatikë. Për të mos bërë lojën e virusit, duhet të lehtësojmë simptomat pa i hequr ato plotësisht, për të monitoruar ecurinë e sëmundjes dhe për të lejuar trupin të reagojë. Bëhet fjalë për medikamente që variojnë nga antifebrilë deri tek dekongestantët e hundës dhete antiinflamatorë të tjerë ose ilaçe që synojnë trajtimin simptomatik që duhet marrë.
Vaksina e gripit është një mjet shumë i dobishëm dhe i çmuar për të na mbrojtur. Një nga shkaqet që jemi të pakënaqur me vaksinën është sepse ndoshta kemi rënë në kontakt me një virus tjetër dhe gabimisht mendojmë se kemi marrë gripin. Vaksina funksionon dhe na mbron nga gripi.
Disa këshilla të dobishme!
Këshillat janë bazë parandaluese me të cilën jemi mësuar gjatë periudhës së pandemisë si larja e duarve, ajrimi, qëdrimi në të ngrohtë, përdorimi i maskës nëse kemi simptoma ose nëse e dimë se jemi pozitiv me Covid-19.
Rënia e temperaturës deri në 10-15 gradë është një shqetësim i madh për ne mjekët, sidomos për moshat e treta. Ekziston rreziku i një reagimi me efekt të kundërt të virusit, i cili është më i madh në grupet më të vjetra të popullsisë. Sidomos për ata që nuk e kanë kaluar gripin mirë akoma dhe nuk kanë mbaruar konvaleshencën e plotë pas largimit së simptomave. Prandaj është themelore të mos e lëmë imunitetin tonë i cili është i ulët për disa javë të tjera, sepse virusi mund të godasë papritur përsëri.
Ulja e temperaturave ndikon në përgjigjen imune nga hyrja e baktereve dhe viruseve në hundë. Rrugët e frymëmarrjes mbrohen falë lëshimit të secrecioneve nga mukoza të miliarda qeskave të vogla të mbushura me lëng të quajtur vezikula jashtëqelizore, të cilat rrethojnë dhe sulmojnë viruset dhe bakteret para se të hyjnë në trup. Një ulje prej 5 gradësh e temperaturës së brendshme të mukozës së hundës është e mjaftueshme për të dëmtuar dhe përgjysmuar linjën e parë të mbrojtjes imune që zbatohet në hundë.
Nga një studim të publikuar së fundmi në “Journal of Alergy and Clinical Immunology” nga studiues të Universitetit të Harvardit u verifikua se një rënie prej 5 gradësh e temperaturës së indeve brenda hundës, e cila varet kryesisht nga temperatura e ajrit të jashtëm që ne thithim, përcakton një përgjigje imune të dobësuar me një reduktim 42% të vezikulave jashtëqelizore të sekretuara nga qelizat e hundës kur temperatura ulet dhe kur ato perceptojnë praninë e një patogjeni. Nxitimi për t’u quajtur sa më shpejt i shëndoshë dhe i shëruar mund të rrezikojë rikuperimin tonë duke rritur rrezikun e rikthimit të infeksioneve, pasi pas gripit aparati i frymëmarrjes është në një gjendje më të brishtë dhe për këtë arsye është më e lehtë të sëmuresh përsëri.
Një mënyrë shumë e dobishme është të mbroni hundën në përpjekje për të mbajtur një temperaturë më të lartë të traktit të sipërm respirator, duke adoptuar veshje adekuate, si për shembull përdorimin e shalleve ose maskave për të ruajtur temperaturën. Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar dhe aktiviteti fizik i rregullt, i shoqëruar me suplemente specifike. Mund të jetë një ndihmë e madhe të marrësh integratorë si arginina dhe vitaminës C çdo ditë. Arginina është një aminoacid i prodhuar natyrshëm nga trupi, i cili stimulon oksidin nitrik, një enzimë kyçe për funksionin e duhur imunitar dhe vaskular. Vitamina C, nga ana tjetër redukton stresin oksidativ dhe përmirëson rimodelimin e enëve të gjakut dhe një kaskadë të dobishme efektesh në të gjithë organizmin.