Pas deklaratës së bërë sot nga ish – deputetja e Partisë Demorkatie, Grida Duma, përpara shkollës “Sami Frashëri” duket se fshihen të rinj demokratë dhe të afërm të drejtuesve të PD në Kamëz.
Nxjerrja e tre të rinjve si nxënës të kësaj shkolle dhe që shqetësohen për mësimin online, ka nxjerr sërish Dumën, që shfaqet me anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kamzës.
I riu që shfaqet në video, është Adrian Ahmati, anëtar i FRPD dhe afërmi Avzi Ahmatit, kryetari i degës së këtij forumi për Bashkinë e Kamzës.
Madje, lehtësisht në profilin e tij në Facebook, deklaron postin që mban në selinë blu, por edhe që ka qenë dhe ish – Drejtor i Çështjeve Sociale dhe Ndihmës Ekonomike në Bashkinë e Kamzës.
Sërish, përdorimi i ish – administratës së Xhelal Mziut për të protestuar dhe kundërshtuar investimet në Bashkinë e Tiranës është një rast i përsëritur.
Ashtu siç shikohet edhe nga të dhënat e publikuara nga Ahmati, ai vetë dhe familja disponojnë lavazhe, bar kafe, zyra dhe njihen si mbështetës kryesore të Partisë Demokratike në Paskuqan.