osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Grida Duma kthen “pllakën” nga armike në mike e Berishës! Bardhi akuzon “kryefoltoristin” se është përgjegjës për vrasjen e 26 personave në Gërdec

Grida Duma kthen “pllakën” nga armike në mike e Berishës! Bardhi akuzon “kryefoltoristin” se është përgjegjës për vrasjen e 26 personave në Gërdec

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma duket se ka ndryshuar pllakën kohët e fundit. Ajo duket se është kthyer nga “armike” në mike të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë fjalës së saj në Kuvend në seancën e radhës plenare të zhvilluar ditën e djeshme, ajo akuzoi kryeministrin Rama se teksa i kujton opozitës se ka një “non grata” në radhët e saj, vetë po qeveris me “non grata”.

Duke komentuar raportin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Duma u shpreh se qytetarët shqiptarë duhet të shpallin “non grata” kryeministrin i cili diskriminon qytetarët duke i ndarë me parti.“Në qoftë se do tu kërkoja secilit nga ju se çfarë mbani mend nga përfaqësuesit e qeverisë dhe kryeministri, gjithçka që do të thoni është që ai i drejtohet opozitës me një “non grata”, ju keni “non grata”, keni “non grata”. Kam shumë reflektim për këtë hipokrizinë, kapakun e pusetës, të gjitha bashkë.

Ne këtu jemi trupa e vetme, ndoshta më e mira, që kemi përgjegjësinë që të monitorojmë gjërat nëse bëhen apo nuk bëhen. Por ne jemi kthyer në individë dhe në kartona që përshkruajnë gjithçka. ne jemi hipokrizia më e lartë, ne edhe në raportet institucionale kemi rekomandime. Asnjëherë në këtë sallë nuk masim produktin. Ju flisni për “non grata”? Ju qeverisni me “non grata”. Ju jeni “non grata” qeverisje.

Ju flisni për diskriminim racor, etnie, kur këtu kryeministri vjen dhe thotë ju nuk do merrni asgjë, s’dini asgjë, keni këto vlera, flet si Jeferson”, tha ajo. Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, u shpreh se varfëria në vend është rritur dhe se qeveria nuk i mbështet. Ajo tha se sondazhet tregojnë se në vend ka një gjuhë urrejtje të madhe.“Në këtë vend atë që keni mësuar ju votuesit është je “non grata” në Shqipëri.

Se po të jesh me Partinë Demokratike dhe po të jesh me opozitën, gjëja e parë që do të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike. Me thoni kolegë të Partisë Socialiste për sa keni thënë “atë të atyre hiqeni nga lista, këtë tonin futeni në listë”. Shkojmë në zonat e varfra dhe na thonë shyqyr që erdhët ju, se ne jemi “non grata” në këtë vend.

Komisioneri thotë se sipas një sondazhi të KiE-së, 60% e shqiptarëve ndjejnë gjuhë urrejtje. Këtu gjuha e urrejtjes duartrokitet. Kryeministri vjen këto e thotë “me ju mo…ju mo… ne do na votojnë”. Shqiptarët duke qenë se ndihen “non grata” në vendin e vet, gjëja më minimale që duhet të bëjnë është të bëjnë “non grata” një njeri i cili kujtdo nuk ka të drejtë ti drejtohet me “non grata”, tha ndër të tjera, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma.

Bardhi i përgjigjet Berishës: Je përgjegjës për Gërdecin

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili është një nga zërat më kritik dhe të ashpër kundër Sali Berishës dhe i tillë ka qenë edhe kësaj here, ku ndër të paktët demokrat e ka bërë drejtpërdrejtë përgjegjës për 26 të vrarët në Gërdec. Ai i kujton ish-kryeministrit Sali Berisha edhe baxhanakun e tij Muhamet Hoxha, një nga viktimat e Gërdecit, për të cilin ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk e njihte. Ndër të tjera, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i përmend edhe Shkëlzen Berishës, djalin e Sali Berishës ku thotë se koha e kur çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit në 19 Maj 2021.

“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ndërkohë, i biri i ish-kryeministrit i është kundërpërgjigjur me ironi Bardhit me anë të një postimi në Facebook.“Për hir të bashkimit mendoj se të gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës së gazrave!”, shkruan Shkëlzen Berisha. /SIDORELA BRAÇJA