Grida Duma thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka guxim të dëgjojë fjalimet e saj në foltoren e Kuvendit.
Deputetja e Partisë Demokratike shprehet se shefi i qeverisë zgjedh kryesisht të largohet sa herë që ajo përgatitet për të folur.
Pas fjalimit të Ramës, ajo thotë se nuk bën pjesë në ndonjë kope ashtu siç i cilësoi kryeministri.
Duma shton se gjuha e Ramës në Parlament duhet të ndëshkohet.
Ajo solli në vëmendje edhe fotografinë e përdorur nga Rama gjatë fushatës elektorale.