Dje ish nënkryetari i PD, Astrit Patozi pasi krijoi partinë e re me emrin Bindja Demokratike, dhe u regjistrua në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.
Të shumtë ishin ata të cilët reaguan për lëvizjen e Astrit Patozit, e cila zbehu hovin e protestave të opozitës këto ditë në skenën politike.
Ish deputetja Grida Duma në një reagim për A2 u shpreh se nuk ka asnjë koment , mirëpo, mimika e saj mund të jetë një tregues i asaj çfarë mendojnë një pjesë e demokratëve për partinë e Astrit Patozit.
“Nuk kam asnjë koment për partinë e Patozit. Është vendimi i tyre, por besoj se nuk ia vlen t’i bësh asnjë koment”, shprehet Grida Duma.