osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Greva e përgjithshme në Greqi dështoi. Ja pse nuk gjeti mbështetjen e duhur

Greva e përgjithshme në Greqi dështoi. Ja pse nuk gjeti mbështetjen e duhur

Nga Yanis Varoufakis, The Guardian

Nuk kishte grevë në Greqi që Rena të mos e mbështeste. Por gjatë një proteste të mërkurën, në mbështetje të një greve të përgjithshme, vura re se Rena nuk ishte aty. I shqetësuar, e telefonova. Jo, nuk i kishte ndodhur asgjë e keqe. “Thjesht nuk e përballoj dot të më presin ditën e punës. Jo këtë javë,” më tha, duke kërkuar ndjesë.

Pasi humbi apartamentin e saj për shkak të një ‘fondi grabitqar’ – një fond investimesh që blen aksione të lira nga kompani në prag falimenti për t’i marrë nën kontroll, përmirësuar performancën dhe rritur fitimet – Rena e kishte të vështirë të paguante qiranë mujore, që i merr rreth 60% të të ardhurave. “Do t’ju bashkohem për pak gjatë pushimit të drekës,” më premtoi.

Rena nuk është një rast i veçantë. Pjesëmarrja në mbështetje të grevës së përgjithshme ishte dëshpërimisht e ulët. Margaret Thatcher kishte të drejtë kur thoshte se kombinimi i masave shtrënguese ekonomike dhe privatizimi i banesave për klasën punëtore (përmes shitjes së banesave sociale) është helmi perfekt kundër lëvizjeve sindikaliste.

Në Greqi, privatizimi i shtëpive ndoqi një rrugë paksa më të tërthortë. Një bisedë e rastësishme në vitin 1998 me një drejtor banke gjermane më alarmoi para se kjo të ndodhte. I habitur nga entuziazmi i tij që Greqia ishte ftuar të bëhej pjesë e euros, e pyeta për arsyen. Ai më shpjegoi se grekët ishin ëndrra më e madhe e bankës së tij.

“Edhe pse më të varfër se gjermanët, 80% e grekëve i zotëronin shtëpitë si pronë dhe nuk kishin borxhe. Sapo pagat tuaja të kalojnë në një monedhë të qëndrueshme, ju do të bëheni klientët tanë më të mirë,” më tha. “Do t’ju shesim kredi, Volkswagena, pajisje shtëpiake, bashkë me huatë për t’i blerë ato.”

Dyshues, e pyeta se çfarë mendonte se do të ndodhte kur kreditë e tij të krijonin një bum ekonomik të nxitur nga borxhi, duke prodhuar flluska që do të shpërthenin e do të linin grekët me asgjë tjetër veç borxheve të pamundura për t’u shlyer. “Do t’ua marrim shtëpitë,” m’u përgjigj me vetëbesim.

Sot, në një vend me 10 milionë banorë, më shumë se 1 milionë shtëpi dhe biznese të vogla, përfshirë apartamentin e Renës, kanë rënë në duart e fondeve të investimeve, të cilat blejnë kredi të këqija nga bankat me çmime shumë më të ulëta se vlera reale. Këto fonde, duke i nxjerrë shtëpitë në ankand, sigurojnë fitime që kalojnë 200%, të cilat më pas i transferojnë në llogari offshore. Si rezultat, një e treta e të ardhurave kombëtare të Greqisë nxirret jashtë vendit, ndërsa shtresa punëtore mezi përballon gjërat më themelore.

Ndërkohë, kur vala tronditëse e krizës financiare të 2008-ës goditi Greqinë, kreditorët, duke mos patur mundësinë të zhvlerësonin monedhën, zbatuan një politikë tjetër: zhvlerësimin e brendshëm. Në vend që të zhvlerësohej monedha me 30%, ata ulën pagat, pensionet dhe shpenzimet për shëndetësi e arsim.

Por ka një gjë që zhvlerësimi i brendshëm nuk mund ta prekë: borxhin. Ndërsa të ardhurat në euro u reduktuan ndjeshëm, borxhet në këtë monedhë u rritën, duke falimentuar shtetin dhe individët si Rena.

Për më tepër, kur varfërimi shoqërohet me privatizimin e çdo aseti publik, demokracia është viktima e radhës. Rasti tipik është ai i kompanisë energjetike publike greke, e cila iu dha pesë oligarkëve. Këta oligarkë, që zotërojnë gjithashtu pesë televizionet kryesore, sigurojnë që kritikat ndaj tyre të censurohen.

Normalisht, një situatë e tillë duhej të ishte terren pjellor për lëvizje punëtore. Por jo në Greqi, ku masat shtrënguese dhe privatizimet u vendosën nga e majta: fillimisht nga socialistët e PASOK-ut dhe më pas nga SYRIZA, që vazhdon të humbasë mbështetje.

Në anën tjetër, Mitsotakis ka ndërtuar një hegjemoni duke u mbështetur dy fraksione: një pro masave shtrënguese dhe privatizimit, dhe tjetrin, një e djathtë ekstreme, ksenofobe, dhe me frymë Trump-iste. Ndërkohë, e majta përballet me një detyrë të mundimshme: të rifitojë besimin e njerëzve që i braktisi dhe të ngjallë shpresën se rezistenca nuk është kurrë e kotë. /Përgatiti në shqip për TemA, Bjorn Runa