penalltive në finalen e “Play-Off”.
Kombëtarja helene dështon kështu për të tretën herë radhazi të shkojë në finalet e Europianit. Në anën tjetër ky është kualifikim historik për Gjeorgjinë, që ia del për herë të parë në historinë e saj.
Koha e rregullt dhe “extra-time”, nuk sollën asnjë gol. Dhe pse rastet ishin të shumta, skuadrat u treguan të pasakta para portës.
Greqia nuk ishte me fat, kur erdhi radha e penalltive. Në Tbilisi të Gjeorgjisë, humbën 2 penallti. Në anën tjetër Gjeorgjia u tregua e pasaktë te njëra prej goditjeve, ndërsa fitoi në fund me rezultatin 4-2.
Pas tyre Ukraina dhe Polonia janë dy ekipet e fundit që sigurojnë biletën në Euro 2024.
Të parët mposhtën Islandën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Poloni. “Vikingët” ishin të parë që kaluan në avantazh me anë të Gudmundsson në pjesën e parë. Tsygankov do të rikthente baraspeshën, ndërsa ylli i skuadrës, Mikhailo Mudryk do t’i jepte fitoren dhe t’i dërgontë në finalet e Europianit në Gjermani.
Ndërkohë, rivalët e Shqipërisë në kualifikuese, Polonia, u kualifikua falë ruletës së penalltive duke mposhtur Uellsin në Cardiff. 120 minuta pa asnjë gol dhe në 11-metërsha ishin polakët që u treguan më të saktë duke shënuar 5 kundrejt 4 të vendasve. Daniel James ishte ai i cili humbi penalltinë e fundit.
Polonia do të jetë në Grupin D me Austrinë, Francën dhe Hollandën, ndërsa Ukraina në Grupin E me Belgjikën, Rumaninë dhe Sllovakinë.