Ministri i Jashtëm grek, Girogios Gerapetritis ka kërkuar nga qeveria shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit si kryetar bashkie, brenda apo jashtë burgut.
“Ne do të vijojmë ta monitorojmë nga afër zhvillimin e kësaj çështjeje dhe do ta ngrejmë në të gjitha forumet nderkombëtare. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e familjes evropiane, duhet të respektojë me përpikëri parimet themelore të shtetit të së drejtë”, ka deklaruar kryediplomati grek për mediat vendase.
Kjo ështq pjesa më qesharake e politikës greke. Beleri nuk është asgjë më tepër se një qytetarë shqiptarë, pavarësisht se çfarë kombësie mban. Si pjesë e koalicionit Bashkë fitojmë Beleri ka fituar duke vjedhur mandatin e kryebashkiakut të Himarës, mandat që muk i përket minoritetit por grupimit tradhëtar Meta-Berisha! Pra është mandat i pastër i vjedhur nga opozita fantazëm dhe nuk ka asnjë lidhje me Omonian apo Megën, vetëm se kanë kontribuar me një grusht votash të vjedhura t’i jepnin Saliut dhe Ilirit mandatin e 7-të.
Ndaj ky kara petritis grek, duhet të kuptoj se Beleri do të përgjigjet para ligjit si qyetarët shqiptarë. Mandat për hajdut nuk ka dhe nuk e kuptojmë se çfarë guximi kanë, që ndërhyjnë në punët e brëndshme të Shqipërisë, për një çeshtje që i takon opozitës shqiptare dhe jo minoritetit. / Ekskluzive.al