Portali i studimit të financave botërore “Insider Monkey” i cili ofron dhëna për sigurine dhe mbrojtjen e investimeve ka renditur 20 vendet më të rrezikshme në Evropë. Në listn me 20 vende nuk bën pjesë Shqipëria, por renditen disa nga shtetet e rajonit.
Greqia zë vendin e pestë ndër vendet më të rrezikshme në Evropë ndërsa Kosova renditet e shtata. Për shkak të akteve të terrorizmit në vitin 2022 Turqia renditet në vendin e dytë ndër 20 shtetet më të rrezikshme për sigurinë e investimeve të huaja dhe të turistëve të huaj.
Nga rajoni ynë Serbia zë vendin e dhjetë ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina atë të 12-të.
“Në vlerësimin në total të shifrave të kriminalitetit Greqia renditet e pesta ndër 20 vendet më të rrezikshme në Evropë. Ajo rezulton vendi i dytë më i prekur nga terrorizmi në Evropë me 35 sulme terrorriste vetëm në vitin 2022.
Kosova është shtëpia e minave tokësore dhe predhave të pashpërthyera që nga koha e luftës. Disa forma të krimit të organizuar ekzistojnë në Kosovë dhe për këtë arsye ajo ka shkallën e 10-të më të lartë të vrasjeve në Evropë.”
Fakti që Shqipëria nuk është ndër 20 vendet më të rrezikshme në Evropë dëshmon se vendi ynë konsiderohet i sigurt për turisët dhe investitorët e huaj. Këtë fakt e tregon mugesa e vrasjeve dhe akte kriminale sidomos gjatë këtij sezoni veror në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara.
Shqipëria u vizitua nga 3,4 milionë turistë të huaj vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023 ndër të cilët dominojne mbi 500 mijë italianë dhe mijëra të ardhur nga shtetet e rajonit dhe anekënd botës.
Këto shifra janë rritur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 nga kishte 1. 7 vizitorë të huaj. Sipas portalit “Insider Monkey” niveli i sigurisë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm.
Lufta ka bërë që Rusia dhe Ukraina të konsiderohen ndër vendet më të rrezikshme në Evropë. Rusia ka numrin më të lartë të vrasjeve në Evropë. Për të përcaktuar vendet më të rrezikshme në Evropë, ekspertet e Insider Monkey kanë përdorur burime të Indeksit Botëror për Terrorizmin